Serbia, për dallim nga Mali i Zi nuk do kërkojë 8000 h, por 25% të territorit të Kosovës?!
Autori: Gazeta inFokus
15:30 | 05 Dhjetor 2017
Shkruan: Fadil Maloku
Në Kosovën e pasluftës, shkaqet e (mos)integrimit të serbëve dhe të ndërtimit të shoqërisë multietnike (Projektit të UNMIK-ut) do të duhej kërkuar në disa rrafshe, të cilat kalimthi vetëm do të mund t’i identifikonim me logjikën rregulloreve dhe dekreteve që deri më sot nuk e kishin fuqinë e ligjit për ta iniciuar frymën integruese në praktikë;
- Nivelin e rrafshit të mungesës së (Projekteve, ideve dhe shkurt strategjisë së detajizuara) interesimit jo edhe aq të theksuar të politikes dhe institucioneve kosovare për ta bërë atë me sinqeritet më të madh ;
- Nivelin e rrafshit të manipulimit sistematik të qeverisë së Beogradit me serbët lokal, vetëm e vetëm që të shantazhohet ideja e integrimit të tyre në institucionet e Kosovës. Shkak dhe mision ky që e ka Lista “Srpska” sot.
- Nivelin e rrafshit të neglizhencës së qëllimshme, të faktorit ndërkombëtar (ne këtë rast Brukselit, jo edhe aq të Uashingtonit), i cili me shume është i interesuar që me “pazarin” e integrimit te serbeve kosovar, të loz “lojën” e integrimit të Serbisë ne BE-ne. Gjë që duket absurde, kur e njëjta aleancë Serbinë ne vitin 1999 e kishte bombarduar rrufeshëm, ndërkaq, tani pas dy dekadave t’i bëjë ofertë (para Kosovës?!) integruese?!
- Çështja e mbrojtjes së minoriteteve me fuqinë e ligjit, është një kërkesë e arsyeshme dhe e rekomandueshme, që ndërlidhet edhe me standardet ndërkombëtare, mirëpo kur ajo fillon të ngrihet në nivelin e sistemit të privilegjeve (çfarë në të vërtetë është rregulluar edhe me Kushtetutë), atëherë ajo dinë të bëhet edhe pengesë serioze për rregullimin e raporteve ndëretnike.
- Në rrafshin ndërkombëtar sot për sot ekzistojnë nisma dhe modele të llojllojshme të cilat janë në raporte konkurruese njëra me tjetrën, por për mbrojtjen e pakicave me së largu kane shkuar shtetet perëndimore, ndërsa Evropa Lindore dhe ajo Juglindore ende janë në fazën e konstituimit të legjislacionit për grupimet pakicë etnonacionale.
- Në Dokumentin e OSBES, në Kopenhagë të mbajtur më 29 qershor të vitit 1990 , psh. krijimi i “administratave lokale e autonome rekomandohet si mjet mjaft efikas për sigurimin e identiteteve etnike, kulturore, gjuhësore, dhe fetare për pakicat kombëtare“.
- Në të vërtetë, numri i rekomandimeve dhe i Projekteve, apo ideve lidhur me rirregullimin e statuseve minoritare, sidomos kur janë në pyetje grupimet etnike të dala nga dy perandorit e fundit në Evropë(asaj jugosllave dhe asaj sovjetike) tregon se tani për tani ende nuk ekziston ndonjë formulë magjike e cila do të mund ti rregullonte këto raporte të ndjeshme mes komuniteteve të ndryshme etnike, në jetën reale.
- Sot p.sh. jo shumë rrallë rekomandohet që për integrimet lokale e rajonale të grupimeve etnonacionale, të merret modeli i ashtuquajtur i ’intervenimit ekonomik’, i cili është dëshmuar se ka një përmbajtje shumë joshëse dhe integruese. Por, qe në rastin e Kosoves, eshte shkuar me ate te diskriminimit (une e kam identifikuar, si: superdiskriminim pozitiv, edhe për shkakun se eshte unik ne mbare boten e civilizuar!) pozitiv. Që për imperativ nuk e ka synimin integrues, por, atë të krijimit të paradispozitave: morale, demografike, e ligjore për një lloj autonomia (në fazen embrionale) territoriale e personale, të shkëputjes nga Kosova, dhe të bashkëngjitjes me Serbinë.
- Meqë, na është imponuar modeli (Ahtisarian) de facto i autonomisë territoriale (për serbet lokal), do theksuar që ky model në pamje të parë është aq i sofistikuar për ta bërë integrimin e grupimeve pakicë në sistemin e organizimit tonë shoqëror, lë përshtypje që tani ai pas gati dy dekadash tentativash për t’u implementuar, është tepër vonë të ndalet si i tillë.
- Në rastin e Kosovës, ai ka mund të kontestohet nga të gjitha këndvështrimet e mundshme (juridike, sociale, demografike, e historike), por, shkaku i servilitetit të tejskajshëm i politikanëve pa vizion dhe pa interesa kombëtare e shtetërore, ka mbetur kështu pezull. Kontestimi anipse i vonshëm, që tani mund t’i bëhet është se; kompaktësia demografike e gjeografike e grupit etnik minoritar (në rastin tonë serbëve) që kërkohet si alibi kryesor, thjeshtë mungon, ngaqë serbët nuk kanë dhe as që kanë pasur ndonjë kompaktësi etnike përgjatë gjithë historisë së Kosovës.
- Në një situatë të tillë, kur grupimi etnonacional serb është i shkapërderdhur në shumë agjenda lokale e rajonal, autonomia e synuar territoriale që atyre ua kanë fut në mendje ekspertët e “trurit serb” (lexo: Memorandumit të parë dhe tani të dytit me radhë) nga Beogradi, është tejet diksutabile edhe me një fakt të ri që politikanët tanë pak ose hiç se përdorin si argument të fuqishëm.

T� tjera
-
Ende asnjë reagim nga Koordinatorja Kombëtare për Mbrojtjen e Grave nga Dhuna
Koordinatorja kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave d...
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...
-
Policia thotë se Arlinda u kthye në shtëpi me dëshirën e saj, avokatja e kundërshton: “Nuk ka qenë vullneti i viktimës!”
Policia e Kosovës deklaroi se Arlinda Zekaj, e cila u vra mbrëmjen e 25 tetor...
-
Rasti në Pejë: VV-ja thërret seancë të jashtëzakonshme, kërkohet themelimi i një komisioni hetimor
Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka vënë në lëvizje i...
-
Kryetarja e Kuvendit kërkon hetim të plotë për vra*sjen e gruas në Pejë
Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë për rastin e ...
-
Pas ndarjes së parakohshme nga jeta, hapet GoFundMe për riatdhesimin e Rinesa Qeriqit
Është hapur një fushatë për mbledhjen e donacioneve në platformën GoFundMe, m...
-
ALARMANTE: 8 gra u vrạnë në Kosovë vetëm këtë vit- Rastet që tronditën vendin
Tri ditë para se të vritej, Arlinda Sylaj Zekaj u kishte shkruar institucione...
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...
































