Lajme

Serbia lajmëron vizitë të Petkoviqit në Kosovë për Krishtlindje

Autori: Gazeta inFokus 11:56 | 06 January 2023

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviq, ka paralajmëruar se sot do të vijë në Kosovë për të marrë pjesë në Krishtlindje.

Siç raporton Tanjug, duke iu referuar njoftimin të zyrës së tij, Petkoviq do të jetë në Kosovë më 6 dhe 7 janar.

“Në ditën e Krishtlindjes, Petkoviq do të marrë pjesë në djegien e pemës së Krishtlindjes në Zubin Potok, në portën e Kishës së Shën Trinisë, në ora 16:30, pas së cilës do të bisedojë me qytetarët e mbledhur. Në mesnatë në manastirin e Banjskës do të marrë pjesë në Liturgjinë e Krishtlindjes”, thotë njoftimi.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera