Lajme

Serbia gjobitë shqiptarët që valëvisin flamurin kuq e zi në Luginë, biznesmeni e merr përsipër t’ia paguajë gjobat

Autori: Gazeta inFokus 18:39 | 28 November 2024

28 Nëntori po shënohet e festohet edhe në Luginën e Preshevës.

Shteti serb është gati për të gjobitur këdo që valon flamurin shqiptar në shtizat, në kulmet e shtëpive të tyre.

Mirëpo, një person ka premtuar se do t’i paguajë të gjitha gjobat që shqipton shteti serb, për të gjithë ata që vendosin ta festojnë Ditën e Flamurit.

-Advertisement-

Një biznesmen i njohur nga Zvicra ka marrë përsipër të gjitha këto gjoba, këtë në një lidhje direkte në Klan Kosova e ka konfirmuar edhe Nefail Maliqi.

Ai u shpreh se kjo gjë është e sigurt dhe se ai do ta mbajë premtimin e tij.

“Ne jemi të sigurtë në këtë informacion dhe ai do të jetë në gjendje t’i paguajë të gjitha gjobat në Luginën e Preshevës”, u shpreh ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera