Opinione

Serbia dha litiumin, Kosova s’dha qymyrin

Autori: Gazeta inFokus 11:02 | 11 December 2024

Shkruan Agron Hoti


Serbia ia dha Gjermanisë resursin nëntokësor të litiumit aq shumë të çmueshëm për industrinë e shekullit 21. Përmes litiumit Serbia e fitoi vendin e saj në Perëndim duke nënshkruar marrëveshje strategjike zhvillimore me SHBA, Francë, Gjermani dhe Britani të Madhe.

Kosova refuzoi SHBA-të duke e përzënë investitorin amerikan Counter Global për ndërtimin e Termocentralit të Ri me qymyr, i cili përfundimisht do ta zgjidhte furnizimin e Kosovës me energji. Sikur mos të refuzoheshin amerikanët, Kosova sot do ta kishte Termocentralin e Ri dhe as që do të mendonte më kush për reduktime.

-Advertisement-

Çuditërisht Kosova pati zgjedhur të refuzonte çdo gjë amerikane duke filluar nga politika amerikane, energjia amerikane (gazi dhe Counter Global) dhe marrëveshja ekonomike amerikane (e shtatorit 2020 në Shtëpi të Bardhë).

Kështu nënë Kosova ngeli e varur nga importi i energjisë nga Serbia dhe rajoni. E rritja e çmimit të energjisë rriti edhe çmimet që po nxisin shpopullimin e Kosovës. Një vend pa energji, s’ka të ardhme. Në fund Kosova u fut edhe nën sanksione perëndimore duke e rrezikuar seriozisht vendin e saj në Perëndim, përfshirë integrimin evropian.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Artmotion vjen me Super Zbritje – Mos e humb!
-Advertisement-

Të tjera