Lajme

Serbia dënon arrestimin e serbit në Leposaviq

Autori: Gazeta inFokus 10:39 | 19 June 2023

E ashtuquajtura Zyra për Kosovën në Qeverinë serbe e ka cilësuar si “vazhdim të torturës nga Albin Kurti”, arrestimin e serbit në Leposaviq, duke akuzuar kryeministrin kosovar se po përdor “të gjitha mjetet për të provokuar konflikt me popullin paqësor serb”.

“Urosh. V është arrestuar herët në mëngjes pasi ka shkuar në punë. Ai është arrestuar nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës me rroba civile, madje njëri prej tyre po voziste një veturë me targa KM”, u tha në reagimin e kësaj zyreje, e cila iu referua targave të makinave KM që lëshohen nga autoritetet serbe dhe konsiderohen ilegale nga Kosova.

Sipas Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, i arrestuari është 28 vjeç “dhe nuk bëhet fjalë për ndonjë kriminel”./REL

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera