Sport

Serbët: Mos blini bileta për në Elbasan, është rrezik!

Autori: Gazeta inFokus 17:19 | 16 October 2017

Skënderbeu – Partizani i Beogradit, ndeshje kjo e vlefshme për Europa Ligë, nuk do t’i pranojë tifozët e Serbisë në Shqipëri.

Këtë përveç klubit shqiptar, e ka konfirmuar edhe klubi i Partizanit, të cilët kanë një kërkesë nga ultrasit e klubit serb.

Përmes një deklarate, klubi iu është lutur tifozëve të mos blejnë asnjë biletë për këtë përballje, pasi mundë të ketë ndonjë incident dhe të suspendohen nga garat europiane.

-Advertisement-

“Të dashur tifozë të Partizanit, me keqardhje ju informojmë që për shkak të strukturave të UEFA-së për shkaqe sigurie, nuk mundë të udhëtojmë në Elbasan Arena për ta përcjellë ndeshjen kundër Skënderbeut. Ky vendim duhet pranohet, dhe  të respektohet. Ju lusë tifozëve që mos të blejnë asnjë biletë për shkak se mundë të dënohemi ashpër nga organet kompetente”, shkruhet në një pjesë të komunikatës të klubit serb.

Njëjtë sikur serbët do të veprojnë edhe shqiptarët, kur ndeshja mes Partizanit dhe Skënderbeut zhvillohet në Beograd./IndeksOnline/

Etiketa:
Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy