Lajme

Serbët kanë paralajmëruar edhe sot protesta në veri

Autori: Gazeta inFokus 07:38 | 31 May 2023

Mëngjesi i së mërkurës duket i qetë në tri komunat veriore të banuara me shumicë serbe. Ndonëse edhe për sot janë paralajmëruar protesta në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, tash për tash situata duket e qetë, me trupat e KFOR-it dhe Policinë e Kosovës që janë të vendosura para objekteve të këtyre tri komunave.

Dy ditë pas vandalizmit të shfaqur ndaj ushtarëve të KFOR-it në Zveçan, serbë të nxitur nga strukturat kriminale kanë paralajmëruar edhe për sot grumbullime pranë tri objekteve të komunave në Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan.

NATO, të martën ka paralajmëruar se do të shtojë praninë e saj në Kosovë edhe me 700 ushtarë. Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka bërë të ditur se aleanca veri-atlantike do ta rrisë për 700 numrin e trupave në Kosovë, në kuadër të misionit të saj, KFOR.

-Advertisement-

Një veprim të tillë e ka mirëpritur Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme e Siguri, Josep Borrell.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera