Lajme

Selmani pas emërimit të Sinanit: Kurti promovon ide e vendime që Hoti i mori dy vjet më parë

Autori: Gazeta inFokus 15:08 | 20 September 2022

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj ka reaguar pas emërimit të Ardita Sinanit këshilltare politike për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanooc.

Selmanaj ka thënë se qysh në Qeverinë Hoti, ishte votuar themelimi i zyrës për Luginë, për të cilën thotë që Kurti po i promovon tani.

“Adoleshenca politike dhe logjika primitive e disa politikanëve ballkanas i dërgon të tillët në përfundimet se historia e një vendi fillon me ta dhe nga ta. Albin Kurti promovon si ide dhe vendime të reja diçka që para dy vitesh Qeveria Hoti i ka marrë”.

-Advertisement-

“Me 28 shtator 2020 Qeveria e Kosovës më qëllim të institucionalizimit të mbështetjes shtetërore për shqiptarët që jetojnë në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc ka votuar në mbledhjen e saj për themelimin e kësaj Zyre. Me qëllim të zbatimit të këtij vendimi me 13 janar 2021 qeveria Hoti ka miratuar edhe planin e punës për këtë Zyre, ku janë përcaktuar dhe detyrat konkrete për ministritë e caktuara”, ka shkruar ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera