Lajme

Selimi takohet me Klinakun: Flasin për arrestimet krerëve të OVL-UÇK-së

Autori: Gazeta inFokus 11:34 | 12 October 2020

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi ka pritur në takim sekretarin e Organizatës së Veteranëve të Luftës, Faton Klinaku. Vizitë kjo që edhi pas arrestimeve të fundit të kryetarit dhe nënkryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës nga Gjykata Speciale.

Selimi thotë se në takim është folur rreth arrestimet të krerëve të OVL-së, derisa thekson se ministria që ai drejton do të qëndrojë krahë gjithë luftëtarëve të lirës.

“Me Faton Klinakun, Sekretarin e Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, këmbyem mendime për zhvillimet e fundit lidhur me arrestimet e krerëve të OVL-së. Ministria e Drejtësisë̈ do të iu qëndrojë krah të gjithë luftëtarëve të lirisë, duke iu ofruar kushtet e nevojshme për mbrojtje bazuar në ligjin dhe udhëzimet administrative në fuqi”, shkruan Selimi në ‘facebook’.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera