Fun & Video

“Selfieccino”, fytyra në një filxhan kafe

Autori: Gazeta inFokus 11:18 | 16 December 2017

Mund ti themi lamtumirë artit të baristëve, dhe përshëndetje “selfieccino”. Një lokal në Londër u ofron klientëve kafe me fytyrën e tyre mbi të.

Në makineri ngarkohet një foto nëpërmjet smartphone, i cili përdor përbërës ushqimor për të vizatuar foton.

“Zakonisht kafja të vjen me ndonjë arush, zemër, apo ndonjë pemë palme, por kjo është më personale”, thotë një kliente e lokalit. Për këtë në Londër kafja kushton edhe 2 paund ekstra.

-Advertisement-

Madje disa e kanë të vështirë të pijnë kafen. “Nuk dua ta pij, është shumë e bukur”, thotë një tjetër kliente.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera