Lajme

Sekuestrohet arma që një person në Skënderaj e publikoi në rrjetet sociale

Autori: Gazeta inFokus 12:58 | 12 September 2024

Policia në Skenderaj ka sekuestruar një armë që ishte postuar në rrjetet sociale nga një person.

I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt dhe ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll, posedim të paautorizuar të armëve”.

“Njësitet  policore në  kuadër të Stacionit Policor në Skenderaj, kanë identifikuar personin e dyshuar pasi i njëjti javë parë në rrjete sociale kishte postuar një armë zjarri tytë shkurtë. Nga i dyshuari në cilësi të provës materiale është sekuestruar arma pistoletë të cilën dyshohet se i dyshuari e kishte e postuar ne rrjete sociale. Pas intervistimit,  me urdhër të prokurorit të rastit i dyshuari është liruar në procedurë të  rregullt, ndërsa ndaj tije është iniciuar rast për veprën penale “Mbajtje ne pronësi kontroll, posedim të paautorizuar te armëve”.”

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera