Sekuestrohet 1.6 ton kokainë me vlerë 127 mln euro në Holandë
Autori: Gazeta inFokus
08:10 | 04 January 2022
Autoritete doganore në Holandë sekuestruan më shumë se 1.6 ton kokainë të fshehur në kontejnerët me banane, çimento dhe kakao në portin e Roterdamit, thanë prokurorët të mërkurën, 29 dhjetor. Mësohet se droga me vlerë 127 milionë euro ishte fshehur në 3 kontejnerë që mbërritën në portin më të madh të Evropës.
“Kontejneri i parë erdhi nga Ekuadori dhe ishte i ngarkuar me banane të destinuara për një kompani në Barendrecht, afër Roterdamit,” thanë prokurorët. “Kokaina në kontejnerin e dytë u gjet në një ngarkesë me kakao, gjithashtu nga Ekuadori, por që kishte kaluar tranzit nëpër Kolumbi dhe më pas kishte mbërritur përmes Antwerp-it”, thanë ata.
Një kontejner i tretë, i ngarkuar me çimento për në Portugali kishte 5 çanta sportive plot me kokainë. Konfiskimet janë rritur shumë këtë vit në portin e Roterdamit, i cili tashmë konsiderohet si një nga portat kryesore të Evropës për drogën, veçanërisht kokainën. Autoritetet doganore holandeze thanë të martën se kishin konfiskuar një rekord prej 68 ton kokainë këtë vit, nga 49 ton që ishte në vitin 2020.
Organi i BE për luftën kundër krimit paralajmëroi se Holanda dhe Belgjika po shndërroheshin në qendrat kryesore të kokainës, veçanërisht për dërgesat nga Kolumbia. Pas kanabisit, kokaina është droga e dytë më e popullarizuar në Evropën Perëndimore dhe Qendrore, me rreth 4.4 milionë përdorues vitin e kaluar, thuhet në raport.

T� tjera
-
Janina Ymeri: Ministria e Shëndetësisë bleu autoambulanca pa certifikata, shpenzoi afro 1.5 milion euro
Deputetja Janina Ymeri ka ngritur shqetësime lidhur me blerjen e autoambulanc...
-
Raportohet i zhdukur prej gjashtë ditësh një person në Prizren
Një person është raportuar i zhdukur në Prizren, pasi ka dalë nga shtëpia dhe...
-
Dy persona përleshen mes vete në Vushtrri, njëri lirohet e tjetri dërgohet në mbajtje
Policia e Kosovës ka njoftuar se dy persona në Vushtrri janë përleshur mes ve...
-
Burri dërgohet në mbajtje në Podujevë, gruaja kthehet te familjarët e saj
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Podujevë, me ç’rast një perso...
-
Mungesa e furnizimit me rrymë, sot protestohet në Prizren
Për shkak të pakënaqësive me gjendjen e furnizimit me energji elektrike, sot ...
-
Sekuestrohet një armë zjarri me gjashtë fishekë në Skenderaj
Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë zjarri të llojit pistoletë me gjasht...
-
Studentët e UP-së protestojnë sot para rektoratit
Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës, së bashku me Këshillat St...
-
Dyshimet për mbetje mortore, ekipet kthehen sërish në veri
Pas përfundimit të gërmimeve në Brod të Shërpcës, ekipet mjeko-ligjore do të ...
-
Këto ngjarje parashihen të ndodhin sot në Kosovë
Në Kosovë më 23 nëntor janë paraparë disa ngjarje. Pritet të mblidhet kr...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet sot, në rend dite caktimi i seancës plenare
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot në orën 11:00, për të diskut...
-
Anketa: Rreth 20% e kosovarëve të rritur duan dhe po përgatiten të emigrojnë, si është situata në vendet e rajonit
Sipas të dhënave të publikuara nga Regional Cooperation Council SecuriMeter20...
-
Shpërthimi në Zvicër, shqiptari rrëfen tmerrin: U ndjeva sikur isha kthyer në luftën e Kosovës, dëgjova tri herë thirrje për ndihmë
Një shpërthim i fuqishëm i ndjekur nga një zjarr ka tronditur banorët e një p...

































