Lajme

Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken u drejtohet rusëve, ja çfarë u thotë

Autori: Islam Morina 19:41 | 08 March 2022

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, me anë të një statusi në Twitter u është drejtuar qytetarëve rus, duke u thënë atyre se Putin po vë në rrezik jetët dhe ekonominë e tyre.

Ai ka thënë po ashtu se lufta e Putinit ishte e paramenduar dhe e paprovokuar, shkruan Gazeta Infokus.

Blinken vazhdon tutje duke thënë se Vladimir Putin nuk po i shikon interesat e tyre më të mira dhe se ai nuk dëshiron që rusët ta dinë këtë gjë.

-Advertisement-

“Presidenti Putin po zgjedh të vërë në rrezik jetët dhe ekonominë ruse. Për çfarë? Lufta e tij e paramenduar, e paprovokuar. Putini nuk po shikon interesat më të mira të rusëve dhe ai nuk dëshiron që ata ta dinë këtë”, ka shkruar Blinken./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera