Ekonomi

Sejdiu: Telekomi është zhvlerësuar deri në masën kur po tentohet të shitet me pak pare

Autori: Gazeta inFokus 14:16 | 14 May 2019

Deputeti i PSD-së, Dardan Sejdiu ka vlerësuar se Telekomi i Kosovës është zhvlerësuar deri në masën kur po tentohet të shitet me pak para.

Sejdiu ka thënë se ky qëllim është duke u dokumentuar, shkruan Gazeta inFokus.

Tash e 20 vjet, ai ka thënë se prona publike është shndërruar në pronë private, me mendim përpunësim dhe zhvillim, por që për tërë këto vite asnjëra nuk ka ndodhur.

-Advertisement-

“Procesi i privatizimit në Kosovë është proces gjithçka përvec se i suksesshëm. Tash e 20 vjet pronën publike e shndërrojmë në pronë private, me mendin që sjellë punësim e zhvillim, por për dy dekada nuk e ka sjellë asnjërën. Deri në vitin 2018 investitorët më të mëdhenjë në Kosovë janë mërgimtarët tanë që blejnë banesa në Prishtinë, jo investime të tjera. Nuk po them që privatizimi nuk mund të jetë i dobishëm, Por është i dobishëm vetëm atëherë kur shihet me strategji zhvillimore. Telekomi është zhvlerëruar deri në pikën që të blihet me pak pare”, ka thënë Sejdiu. /Gazeta inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera