Sejdiu: Asociacioni nuk do të ketë kompetenca ekzekutive
Autori: Gazeta inFokus 10:16 | 23 August 2022
Ish-presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu, ka thënë se asociacioni i komunave me shumicë serbe do të krijohet, por se ai nuk do të ketë kompetenca ekzekutive.
Ai në një intervistë në RTK, ka theksuar se Gjykata Kushtetuese e ka dhënë vendimin e saj në lidhje me asociacionin dhe tani nuk duhet lejuar që të dilet jashtë asaj çfarë ka parashikuar kjo gjykatë.
“Gjykata e ka dhënë mendimin e vet dhe këta janë të obliguar të shqyrtojnë atë mundësi të zbatimit të tij. Do të krijohet një asociacion, por nuk do të ketë kompetenca ekzekutive. Me fjalë tjera, s’do të jetë përfaqësues siç e trumbetojnë sot me pompozitet serbët se përmes tij do të kenë delegatët e vet në kuvend e forma tjera. Është një rrugë tepër dinake dhe tepër djallëzore për të institucionalizuar atë mekanizëm, e i cili sipas Ahtisarit nuk ka kompetenca ekzekutive. Është një lloj i kompetencave mbështetëse teknike, këshillëdhënëse, të ndarjes së përvojave të mira të njërës komunë me tjetrën, që nuk i ndalon të bashkëpunojnë edhe me komunat me shumicë shqiptare apo edhe me komuna nga shtetet evropiane. Por, kjo nuk nënkupton assesi që të krijohet nivel i dytë i pushtetit, nuk nënkupton të thyhet karakteri unitar i shtetit”, ka theksuar Sejdiu.
Ai ka thënë se Kosova nuk duhet ta ketë nevojën e zvarritjes së gjatë të këtij procesi, teksa ka thënë se Serbia synon që nëpërmjet zvarritjes ta prolongojë krejt procesin e dialogut.
“Janë partnerët e Kosovës që janë shumë të interesuar që ta përfundojnë këtë tension ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i iniciuar si gjithmonë nga Serbia, dhe është për herë të parë një aktivizim i plotë, përveç asaj marrëveshjes në Uashington nga presidenti Trump, që të shpejtohet me procesin. Pse të shpejtohet, sepse Serbia qasjen themelore e ka prolongimin e procesit, me përpjekje për të hedhë barrë mbi Kosovën, siç ishte ajo e javëve të kaluara me pikat kufitare”, ka shtuar Sejdiu.
Të tjera
-
Kusari-Lila: Borrelli e Lajçaku s’kanë lejuar që qeveria ta hartojë konceptin e Asociacionit
Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila, ka thënë ...
-
Imami kosovar thirrje Kurtit e Haxhiut: Lejoni shamitë në shkolla!
Imami Kosovar Labinot Maliqi, përmes një postimi ne facebook i ka bërë thirrj...
-
Besnik Tahiri: Nëse e bën këtë, unë i them hallall të koftë Albin Kurti
Shefi i GP-së së AAK-së, Besnik Tahiri, është shprehur i pakënaqur me punën e...
-
Marëdhënie në nivel strategjik
Kina deklaroi ngritjen e marrëdhënieve me Hungarinë Serbinë mbi nivelin e par...
-
Përbërja e re e Kuvendit të RMV-së do të jetë me 30 deputetë shqiptarë
Përbërja e re e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut do të ketë 30 deputetë shqip...
-
Firmat e sanksionuara, dikur në bashkëpronësi të Radoiçiqit, fituan miliona euro
Mbi 23.5 milionë euro. Kaq fituan tri kompani ndërtimi në Serbi, të cilat gje...
-
Kurti: Vazhdojnë të mblidhen dëshmitë e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka takuar drejtorin ekzekutiv të Institut...
-
Gjenerali amerikan merr detyrën e shefit të shtabit të KFOR-it në Kosovë
Gjeneral brigade Arthur J. Garffer nga ushtria amerikane ka marrë zyrtarisht ...
-
Bajrami – Gërvallës: S’mbulohën dështimet në politikën e jashtme me të pavërteta për ekonominë e Kosovës
Hykmete Bajrami, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës, i ka reaguar, min...
-
Abdixhiku takon delegacionin 30 anëtarësh të CSU-së: LDK-ja i ruan dhe i kultivon raporte me forcat kryesore evropiane
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, njofton se ka mirëpritur delegacionin 30 anët...
-
Skandaloze: Në parcelën ku duhet të ndërtohet një çerdhe në Prishtinë, po ngrihet një objekt banesor
Një skandal i madh, i pa parë deri më tash po ndodh në komunën e Prishtinës, ...
-
Bashkëluftetari i Ilir Konushevcit: S’kemi menduar kurrë se do t’i bëhej pritë në shtetin që kishim më së shumti besim
Sot janë bërë 26 vjet që nga rënia e heroit të kombit, Ilir Konushevci, bashk...