Lajme

Sead Ujkani reagon pas raportimeve: Ndjehem krenar për kontributin e dhënë në Telekom

Autori: Gazeta inFokus 22:01 | 19 February 2020

Pas raportimeve të fundit të mediave të cilat cituan si mik të ngushtë së Mergim Lushakut, ka reaguar ish anëtari i bordit të Telekomit, Sead Ujkani.

Ai në një postimi në llogarinë e tij në facebook ka deklaruar se pavarësisht raportimeve të mediave të cilat kanë lakuar emrin e tij, ai ka vazhduar punën më përkushtim dhe me profesionalizëm, shkruan Gazeta inFokus.

“Nuk është në natyrën time të bëjë reagime publike, pavarësisht raportimeve të mediave që në vazhdimësi më kanë lakuar emrin pa të drejtë. Unë e kam vijuar punën në qetësi dhe me të njëjtin përkushtim për të kryer me nder dhe me profesionalizëm detyrat më të cilat kam qenë i ngarkuar.”, ka shkruar Gazeta inFokus.

-Advertisement-

Ujkani thotë se ndjehet krenari për kontributin e dhënë në cilësinë e anëtari të bordi drejtues të Telekomit.

“Ndihem krenar që dhashë kontributin me ekspertizën time profesionale në cilësinë e anëtarit të Bordit të Drejtorëve të Telekomit të Kosovës, sidomos në marrjen e vendimeve të guximshme, duke mbrojtur interesin e kompanisë. Koha do të dëshmojë rëndësinë dhe peshën e një vendimmarrjeje të tillë, sidomos pa përkrahjen e duhur institucionale”, ka thënë ndër tjerash ai.

Më poshtë gjeni të plotë postimin e Ujkanit./Gazeta inFokus/

Të dashur miq,

Nuk është në natyrën time të bëjë reagime publike, pavarësisht raportimeve të mediave që në vazhdimësi më kanë lakuar emrin pa të drejtë. Unë e kam vijuar punën në qetësi dhe me të njëjtin përkushtim për të kryer me nder dhe me profesionalizëm detyrat më të cilat kam qenë i ngarkuar.

Ndihem krenar që dhashë kontributin me ekspertizën time profesionale në cilësinë e anëtarit të Bordit të Drejtorëve të Telekomit të Kosovës, sidomos në marrjen e vendimeve të guximshme, duke mbrojtur interesin e kompanisë. Koha do të dëshmojë rëndësinë dhe peshën e një vendimmarrjeje të tillë, sidomos pa përkrahjen e duhur institucionale.

Në cilësinë e anëtarit të Komitetit të Auditimit ngrita zërin fuqishëm dhe u angazhova në uljen e shpenzimeve operative, të cilat ndër vite e kanë përkeqësuar performancën financiare të ndërmarrjes.

Njëkohësisht konform kompetencave dhashë kontributin edhe në vendosjen e bazave të ristrukturimit dhe të planit të ri të ristrukturimit korporativ, si dhe njëkohësisht për planifikimin e zhvillimit strategjik të ndërmarrjes.

Jam i hapur për çdo vlerësim eventual të pasurisë personale që posedoj dhe atë para marrjes së pozitës, gjatë mbajtjes së pozitës dhe tani.

Asnjë raportim tendencioz nuk zbeh të arriturat e mia profesionale dhe as raportet me miqtë e mi që kanë pozicione publike, të cilat janë të ndara nga angazhimi im profesional.

Përfundimisht, unë përfundoj një detyrë përmes së cilës përfitova një përvojë të mirë profesionale dhe jetësore.

Me respekt,
Sead UJKANI

Fundi i bashkëbisedimit
Shkruani një mesazh …

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera