Sport

Schweinsteiger: Muller duhet të transferohet tek United

Autori: Gazeta inFokus 12:12 | 04 November 2019

Bastian Schweinsteiger beson që ish-bashkëlojtari Thomas Muller, duhet ta konsiderojë mundësinë e transferimit në Manchester United.

Spekulimet për gjermanin që mbetet i lidhur me një kalim në “Old Trafford”, po vazhdojnë prej vitesh, transmeton KosovaPress.

Edhe Schweinsteiger është i këtij mendimi, i cili ka thënë se edhe më herët “Djajtë e Kuq”, janë munduar ta transferojnë.

-Advertisement-

“Van Gaal dëshironte ta kishte në klub. Thomas ishte i ri në atë kohë dhe nuk dëshironte të largohej. Ndoshta ky mendimi ka ndryshuar. Thomas në kohën e fundit po qëndron në stol, por duhet të provojë diçka të re”, deklaroi ai.

Muller gjatë këtij sezoni ka luajtur pak ndeshje në formacionin e parë, derisa më së shumti ka hyrë në lojë si rezervë ose nuk ka luajtur.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera