Lajme

Scholz: Ndryshimi i regjimit në Moskë nuk është qëllim i NATO-s

Autori: Gazeta inFokus 23:48 | 27 March 2022

Ndryshimi i regjimit në Rusi nuk është “qëllimi i NATO-s, as i presidentit amerikan”.

Kështu ka thënë kancelari gjerman, Olaf Scholz.

“Kam pasur mundësinë të flas me të gjatë në Shtëpinë e Bardhë dhe kemi diskutuar gjithashtu këto çështje”, shtoi ai.

-Advertisement-

Joe Biden tha në Varshavë të shtunën se homologu i tij rus Vladimir Putin “nuk duhet të qëndrojë në pushtet”. Shtëpia e Bardhë siguroi menjëherë se zoti Biden nuk kishte bërë thirrje për “ndryshim regjimi”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera