Scaloni zbulon sekretet e suksesit në Katar: Messi edhe në 2026-tën!
Autori: Gazeta inFokus
10:06 | 21 February 2023
Lionel Scaloni ishte i ftuar special në Qendrën Sportive, Coverciano me teknikun argjentinas që bisedoi gjatë me kolegët e tij në futbollin italian. Një pjesë e mirë, ishte edhe rreth suksesit të Albicelesteve në Botërorin e Katarit, ku Lionel Messi me shokë ngritën në qiell trofeun e shumë ëndërruar për të gjithë popullin argjentinas.
Tekniku 44-vjeçar u shpreh se pas triumfit “fshihej” një komunikim shumë i mirë mes stafit, lojtarëve dhe tifozëve. Ndër të tjera, Scaloni theksoi se Messi e ka “derën të hapur” edhe për Botërorin e vitit 2026.
“Një nga aspektet më të rëndësishëm në rrugëtimin tonë në Botëror ishte komunikimi, komunikimi mes lojtarëve me stafin, por edhe me tifozët. Kishim një lidhje të ngushtë me ta, ishte emocionale dhe kjo na bënte që ta donim fanellën edhe më shumë. Pastaj, sigurisht të kesh në skuadër një lojtar si Messi është avantazh i madh. Si një ish-shok skuadre i tij, ta trajnosh është po aq bukur, shoh se si lojtarët e tjerë e ndjekin dhe e kërkojnë në fushë. Ai është një lider.
Messi në 2026-tën? Nëse do të luajë në Botërorin e ardhshëm apo jo, është një vendim që i takon Messit. Nëse do të jetë mirë fizikisht dhe trupi do t’i përgjigjet, unë e pres”, u shpreh Scaloni.

T� tjera
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër (e Premte) në Kosovë do të mbajë mot mjaft i ngrohtë për këtë periudhë ...
-
Takimi në Dublin i Komunitetit Politik Europian, AP rikujton qëndrimin e kritikëve: Forum që përpiqet ta frenojë zgjerimin e BE
Udhëheqës nga më shumë se 40 vende evropiane u mblodhën të enjten buzë lumit ...
-
Anija luftarake ruse goditet nga dronët ukrainas në Gjirin e Finlandës
Një anije luftarake ruse është sulmuar të mërkurën në Gjirin e Finlandës nga ...
-
Zyrtarizohet koalicioni VV-LDK në Shtime, LDK merr katër drejtori dhe kryesuesin e Kuvendit Komunal
Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë zyrtarizuar marrëv...
-
Ebola pranë minierës së arit, Barrick dërgon një pjesë të punonjësve në pushim
Barrick Mining po dërgon në pushim të përkohshëm disa punonjës dhe nënkontrak...
-
Microsoft 365 përballet me ndërprerje të gjera, preken Outlook, Teams dhe Copilot
Një ndërprerje e gjerë në shërbimet e Microsoft ka shkaktuar probleme me qasj...
-
Bekteshi akuzon VV-në për manipulim të zgjedhjeve në Obiliq: “Fitorja ishte e vjedhur”
Linda Bekteshi ka reaguar pas publikimit të një audio-incizimi, duke akuzuar ...
-
“Qasje në GjEDNj”, Kurti ia thekson rëndësinë e anëtarësimit në Këshill të Evropës Sekretarit Berset
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njofton se në takimin në kuadër të punim...
-
Ministria e Shëndetësisë ua anulon takimin, profesionistët shëndetësorë paralajmërojnë protesta
Profesionistët shëndetësorë kanë shprehur zhgënjimin dhe indinjatën e tyre nd...
-
Luhatjet në aksionet e inteligjencës artificiale, FMN-ja monitoron rrezikun për ekonominë
Fondi Monetar Ndërkombëtar po ndjek luhatjet në aksionet e kompanive të intel...
-
Mercedes ndal investimet e mëtejshme në Gjermani, shqyrton edhe mbylljen e fabrikave
Mercedes-Benz ka vendosur të ndalë investimet e mëtejshme në njësitë e saj në...
-
Ishte caktuar për nesër, ministri Vitia e anulon takimin me mjekët e rinj
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia e ka anuluar një takim që e kishte caktu...


































