Saviçeviq kritikon Muriçin që zgjodhi Kosovën, lavdëron Beqirajn që zgjodhi Malin e Zi
Autori: Gazeta inFokus 18:29 | 25 May 2019
Presidenti i Federatës së Futbollit të Malit të Zi, Dejan Saviçeviq, e ka kritikuar ashpër portierin kosovar të Manchester Cityt, Arijanet Muriqin, ndërsa e ka lvadëruar Fatos Beqirajn nga Peja, që zgjodhi Kombëtaren malaziase.
Kosova dhe Mali i Zi do të përballen në Podgoricë më 7 qershor, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2020. Kjo ndeshje e Grupit A do të zhvillohet pa praninë e tifozëve, pasi që Mali i Zi është dënuar nga UEFA për thirrjet raciste në ndeshjen kundër Anglisë, transmeton Gazeta Express.
Para kësaj përballjeje, presidenti i Federatës së Futbollit të Malit të Zi, Dejan Saviçeviq, e kritikoi Muriçin për zgjedhjen e tij që të luajë për
Kosovën, ndërsa shtoi se Beqiraj do të luajë me vullnet dhe dëshirë për Malin e Zi.
“Muriçi kushtëzoi Federatën tonë për të luajtur në kombëtaren A, edhe pse nuk kishte asnjë minutë të vetëm me klubin e tij. Ne i thamë atij se do të jetë në kombëtaren A kur ta ruajë portën e klubit. Ne nuk mund ta ftonim atë për shkak të lojtarëve tjerë, të cilët nga të rinjtë e kërkojnë A-n”, deklaroi Saviçeviq për “TVCG”.
“Fatosi do të ketë motiv, ai gjithmonë luan me vullnet dhe dëshirë për Mali e Zi. Kur të fillojë loja, asgjë nuk do të ketë rëndësi.
Portieri perspektiv i Manchester Cityt, Arijanet Muriçi, u bë shqiptari i parë që hoqi dorë nga Mali i Zi për t’iu bashkuar Kosovës. Ai ishte pjesë e ekipit U-21 të Malit të Zi, por në gusht të vitit 2018 iu bashkua Kosovës, me të cilën 20-vjeçari i ka regjistruar tashmë tri paraqitje. Muriçi ka lindur në Zvicër, por ka origjinë shqiptare nga Mali i Zi.
Muriçi sikur e “theu akullin” për futbollistët me prejardhje shqiptare nga Mali i Zi. Rrugën e tij së fundmi e ka ndjekur Ibrahim Dresheviq. 22-vjeçari është njëra prej risive në listën e Kosovës që e ka publikuar Bernard Challandes të mërkurën për dy ndeshje e radhës kualifikues për “Euro 20020”. Ibrahim Dresheviqi ka lindur në Suedi dhe ka prejardhje shqiptare nga Tuzi malazez. Ai luan në Holandë për Heerenveen.
Dresheviqi ka luajtur edhe për të rinjtë e Suedisë, ndërsa më 7 qershor do të zbret me “Dardanët” në Podgoricë për të luajtur ndaj vendit të prejardhjes, Mal të Zi, për të cilin po ashtu luan një kosovar, Fatos Beqiraj nga Peja. Ky i fundit iu kishte bashkuar shtetit fqinj në kohën kur futbolli kosovar nuk ishte i pranuar ndërkombëtarisht.
Të tjera
-
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin “objektivat e buta” ruse
Ukraina është gati të marrë një lloj të ri bombe me laser që mund të shkatërr...
-
Fejohet analisti Astrit Gashi, me gazetaren e njohur
Analisti Astrit Gashi i ka dhënë fund beqarisë. Ai ka kurorëzuar dashurinë...
-
IS*S kërcënὁn Shqipërinë dhe Kosovën?
Video-propagandistike, publikuar në rrjetet sociale nga ISIS, ku në mesin e 6...
-
Kurti falënderon deputetët gjermanë për mbështetjen ndaj Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me zëvendësministrin e Punëve t...
-
Osmani pas suksesit të Distrisë: Jashtëzakonisht krenare, në Paris, më e fortë se kurrë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka reaguar pasi Distria Krasniqi u shpall...
-
Azemi i LDK-së: Nëse zgjedhjet mbahen këtë të diel, fitojmë ne
Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Azemi, në një intervistë në F...
-
Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit
Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, tha pas rundit të ri të dialogut, ...
-
Arrestohet i dyshuari që gjuäjti dhe vräu një person në rrugën “B” në Prishtinë
Policia ka njoftuar se kanë arrestuar personin e dyshuar i cili mbrëmë në orë...
-
Vdekja e dyshimtë e gruas në Spitalin e Vranjës, Kamberi: Mungesa e të punësuarëve shqiptarë, dëshmi e trajtimit të pabarabartë
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka reaguar lidhur r...
-
Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngäcmim
Avokatja Fehmije Gashi-Bytyqi ka komentuar disa ngjarje të ndodhura së fundmi...
-
“Shkarkojnë policë që hetojnë akterët e VV-së”, Kica-Xhelili numëron skandalet e Qeverisë Kurti
Doarsa Kica Xhelili, deputete e LDK-së, ka renditur sipas saj dhjetë skandale...
-
Krasniqi viziton Ganimete Musliun pas ndërhyrjes që pati: Ke shumë miq, kolegë dhe dashamirë që mezi presin rikthimin tënd
Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi, ka njoftuar se bashkë me gruan e tij, Meli...