Auto&Tech

Samsung Galaxy S8, së shpejti me sistemin më të ri operativ

Autori: Gazeta inFokus 23:19 | 10 September 2017

Është e qartë se kompanitë së pari do të përditësojnë smartfonët e tyre të avancuar me sistemin më të ri operativ Android 8.0 Oreo dhe pastaj do të fillojnë të punojnë në smartfonët e rinj.

E njëjta gjë po ndodh edhe me gjigantin e teknologjisë Samsung, e cila ka filluar të punojë në përditësimin e serisë së saj Galaxy S8 me Oreo, transmeton Koha.net.

Versioni i përditësimit për Galaxy S8 dhe S8+ është G955FXXU1BQI1 dhe G950FXXU1BQI1. Ende nuk është zbuluar se kur do të lansohet përditësimi, por testimi i tij pritet të fillojë së shpejti.

-Advertisement-

Gjithashtu, raportohet se Samsung mund të mos ketë të gjitha veçoritë e Android 8.0 Oreo me këtë përditësim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera