Lajme

Samiti i BRICS-it, Xi bëri thirrje për bashkëpunimin ndërkombëtar kundër COVID-19

Autori: Gazeta inFokus 17:06 | 17 November 2020

Ekonomia globale po vuan nga recesioni më të rëndë qysh nga Recesioni i Madh i viteve 1930, tha presidenti Xi në fillim të fjalimit të tij.

Ai theksoi se prirja e multipolarizimit botëror dhe globalizimit ekonomik është e pandalshme. Presidenti Xi bëri thirrje gjithashtu për solidaritet ndërkombëtar dhe bashkëpunimin në përballimin e sfidave të pandemisë COVID-19.

Ai shtoi se kompanitë kineze po zhvillojnë provat klinike të fazës së tretë të vaksinave të COVID-19 bashkë me partnerët rusë dhe brazilianë.

-Advertisement-

Kina do të ketë bashkëpunim përkatës edhe me Afrikën e Jugut dhe Indinë, shtoi presidenti Xi.

BRICS-i, një bllok i tregjeve të reja, përfshin Brazilin, Rusinë, Indinë, Kinën dhe Afrikën e Jugut.

Mbledhja u organizua nga Rusia, e cila mban presidencën e radhës për këtë vit.

Mbledhja e sivjetshme ishte planifikuar fillimisht të zhvillohej në Shën Petersburg nga 21 deri më 23 korrik, por u shty për shkak të pandemisë COVID-19.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera