Sport

Sallah Sherifi: Ky futbollist i Prishtinës është më i miri në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 23:27 | 26 October 2020

Gjilani arriti një fitore shumë të rëndësishme si mysafir i Prishtinës me rezultat 2-0, në duelin e vlefshëm për javën e tetë në Superligë, shkruan Gazeta inFokus.

E në mungesë të Gentjan Mezani, gjilanasit në takimin me kryeqytetasi i udhëhoqi, Sallah Sherifi, i cili ftuar në emisionin ‘Kampionët’ në Kanal10 tregoi se si e kanë mposhtur Prishtinën.

Tutje ai ka thënë se Endrit Krasniqi është futbollisti më i mirë në Kosovës.

-Advertisement-

“Ne i kemi dituar pikat e dobëta të Prishtinës dhe aty e kemi sulmuar. Kemi pritur që Leonit Abazi të jetë futbollisti më i rrezikshëm i Prishtinës dhe aty jemi përqendruar, por ai u zëvendësua në pjesën e parë dhe na e lehtësojë punën. Në anën tjetër e kemi bllokuar mirë Endrit Krasniqit për të cilin mendoj se është futbollisti më i mirë në Kosovë”, ka thënë Sherifi.

Gjilani pas tetë ndeshjeve të zhvilluara renditet i treti me 13 pikë, aq sa ka Drita që pozicionohet e dyta, por që ka dy ndeshjet me pak të zhvilluara, kurse Ballkani kryeson me 19 pikë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera