Sport

Sallah Sherifi flet pas fitores ndaj Llapit si dhe tregon se kur do të kthehet Gentjan Mezani

Autori: Gazeta inFokus 16:21 | 05 November 2020

Gjilani e ka mposhtur Llapin me rezultat 2-0, në duelin e zhvilluar në kuadër të xhiros së 11-të në Superligë, shkruan Gazeta inFokus.

Pas ndeshjes trajneri i përkohshëm i Gjilanit, Sallah Sherifi, tha se me gjithë mungesat e shumta në mbrojtje lojtarët dhanë shpirtin në fushë.

“Me gjithë mungesat e shumta në mbrojtje, mendoj që lojtarët dhanë shpirtin në fushë, treguan që jemi ekip që synojmë të luftojmë për titull dhe atë çfarë e kërkojnë “Skifterat” mundet ta arrijmë”, ka thënë Sherifi për “Art Sport”.

-Advertisement-

Tutje ai foli edhe për rikthimin e trajnerit Gentjan Mezanit.

“Mezani do të kthehet shumë shpejtë, besoj që do jetë këtu në fundjavë”, përfundoi Sallah Sherifi.

Pas kësaj fitoreje Gjilani renditet i treti me 20-të pikë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera