Lajme

Sali Berisha kërkon për herë të dytë fjalën në Kuvend, gjen “zgjidhje” jashtë sallës: Kandidati është anti-Kushtetues

Autori: Gazeta inFokus 18:28 | 04 June 2022

Sali Berisha kërkon për herë të dytë fjalën në Kuvend. Por sipas rregullores kur Kuvendi mblidhet për zgjedhjen e Presidentit duhet të ketë heshtje dhe jo debate. Kështu kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ka vijuar me procedurën e votimit.

Sali Berisha: Për procedurë

Lindita Nikolla: Nuk ka procedurë.

-Advertisement-

Sali Berisha: Kërkoj fajlën për procedurë.

Lindita Nikolla: Vijojmë me votimin.

Sali Berisha: Po e trajton parlamentin sikur të ishte në Korenë e Veriut

Pas kësaj, Sali Berisha ka lënë ambientet e sallës së Kuvendit dhe ka komunikuar me gazetarët.

“Sot, në Parlament, po kryhet një dhunim i shëmtuar i kushtetutës së vendit. Një akt anti kushtetues. Votohet në shkelje flagrante të kushtetutës, për President, njeriu që kalon nga karrige e Shefit të sHtabit, në atë të Kreut të Shtetit, duke shkelur në mënyrën më të hapur nenin 167 të Kushtetutës. Ushtaraku aktiv nuk mund të emërohet dhe as zgjidhet President.” tha Sali Berisha.

“Kandidati nis duke shkelmuar me dy këmbë kushtetutën se kandidon si shef i Shtabit të Përgjithshëm. Pretendimi për dorëheqjen ka zero vlerë se për ushtarakun miratimi dhe lirimi i tij.

/abcnews.al/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera