Lajme

Sali Berisha e quan Edi Ramën “king” të kanabisit

Autori: Gazeta inFokus 15:54 | 29 May 2022

Përplasjet mes tyre nuk mungojnë kurrë. Beteja e tyre politike shumë vjeçare po vazhdon edhe jashtë Kuvendit të Shqipërisë.

Fjala është për kryetarin e rizgjedhur të Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha dhe kryeministrin Edi Rama

Ky i fundit është ilustruar nga Berisha me një fotografi ku shihet me kostum që shpërfaq kanabisin dhe ngjyrat e kësaj droge. Nuk mungoi as kurora e artë mbi kokë, raporton Paparaci.

-Advertisement-

Madje, ish-kryeministri Berisha e ka quajtur Ramën “mbret të kanabisit”.

“The King of Canabis! Nuk i duhet Europa i duhet droga!! sb”, shkroi ai në Facebook.

Dyshja Berisha-Rama njihen për akuzat që vazhdimisht i bëjnë ndaj njëri-tjetrit.

Të dytë, kudo që janë shfrytëzojnë rastin për kritika në çështje të ndryshme që preokupojnë jo vetëm Shqipërinë, por në disa raste edhe Kosovën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera