Fokus

Sa shpenzoi për dreka zyrtare djali i Ibrahim Rugovës?

Autori: Doresa Geci 12:05 | 18 November 2019

Përveç pagës mujore sa të një ministri, djali i ish-Presidenti Ibrahim Rugova, Mendim Rugova, vetëm për dreka zyrtare si Koordinator për ndryshime klimatike dhe çështje të ambientit ka shpenzuar gogja para.

Në bazë të të dhënave që ka siguruar Gazeta inFokus nga Zyra e Kryeministrit, përmes qasjes në dokumente publike, Rugova nga maj i vitit 2018 e deri më tani ka shpenzuar për dreka zyrtare 3 mije e 762 euro.

Mendim Rugova është zgjedhur Koordinator për ndryshime klimatike dhe çështje të ambientit në mbledhjen e Qeverisë Haradinaj me  29 maj 2018.

-Advertisement-

Sipas vendimi të Qeverisë, funksioni i tij ishte të koordinoj dhe bashkëpunoj me institucionet relevante çështjet klimatike dhe të ambientit në Kosovë, bashkëpunojë me institucionet relevante vendore për çështjet e anëtarësimit të Kosovë në organizmat rajonal dhe ndërkombëtarë,  të mbledh të dhëna meteorologjike të ujit, të dheut dhe ajrit e të tjerë, shkruan Gazeta inFokus.

Kryeministri, Ramush Haradinaj gjatë mandatit të tij kishte vendosur që paga e koordinatoreve në këtë rast edhe e djalit të Ibrahim Rugovës të ishe e barasvlershme me pagën e Ministrit.

Mendim Rugova, me këtë vendim ka pasur pagë mujore prej 1 mije 270 euro, shkruan Gazeta inFokus.

E të njëjtën pagë e kishin edhe katër koordinatorë të tjerë, Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport-Rexhep Hoti, Koordinatori Nacional për Gjeneratën e Re – Avdullah Hasani, Koordinatori Nacional për Reforma Shtetërore – Besnik Tahiri si dhe Burim Ramadani, Koordinatorit Nacional për Integrime dhe Anëtarësim në NATO.

Kështu Mendim Rugova nga pozita e  zëvendësministrit të Mjedisit u emërua koordinator për Ndryshime Klimatike dhe Çështje të Ambientit.

Gazeta inFokus ka kërkuar detaje për shpenzimet e Rugovës gjatë mandatit të tij si koordinator, por zyra e kryeministrit nuk ka ofruar të dhëna tjera përveç shpenzimeve për dreka zyrtare.

Gazeta inFokus ditë me parë kishte raportuar edhe për shpenzimet që i bënë Rexhep Hoti dhe Besnik Tahiri, gjatë periudhës së tyre si koordinatorë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera