Lajme

Sa premtime të fushatës i kanë realizuar komunat që udhëhiqen nga Vetëvendosja?

Autori: Gazeta inFokus 11:47 | 12 September 2022

Kryetarët e komunave nga partia në pushtet duket se nuk po i kushtojnë rëndësi premtimeve të bëra gjatë fushatës, shkruan Gazeta Infokus.

Në katër komunat e Kosovës, të cilat udhëhiqen nga Lëvizja Vetëvendosje, sipas raportit të Instituit GAP, premtimet e bëra nga kryetarët të paktën deri në këtë periudhë janë realizuar shumë pak.

Me mospërfilljen e premtimeve komunale, prin Alban Hyseni, i pari i Gjilanit nga LVV-ja.

-Advertisement-

Ai në komunën e Gjilanit deri më tani i ka realizuar vetëm 8 premtime nga 109 sa i bëri gjatë fushatës. Ndërsa, shtatë janë gjysmë të përfunduara, 17 premtime tjera vetëm sa kanë filluar si dhe 77 të tjera ende nuk kanë filluar fare.

Po ashtu, kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi gjatë fushatës së tij zgjedhore i kishte bërë 61 premtime, ku prej tyre 30 ende nuk kanë filluar fare. Sipas institutit GAP, tetë premtime janë realizuar 18 premtime kanë nisur dhe pesë janë gjysmë të përfunduara.

Ndryshe kryetari i Kamenicës, Kadri Rrahimaj, i kishte bërë 56 premtime gjatë fushatës së tij zgjedhore.

Prej tyre, 35 premtime nuk kanë filluar ende, ndërsa 9 janë përfunduar, 2 janë gjysmë të përfunduara si dhe 10 premtime kanë filluar që të realizohen.

E po ashtu edhe në komuna e Shtimes e cila udhëhiqet nga Qemajl Aliu i ka realizuar shtatë premtime nga gjithsej 107 premtime të bëra.

Nga këto premtime 67 ende nuk kanë filluar, 3 janë gjysmë të përfunduara si dhe 30 premtime kanë filluar.

Këto të dhëna në institutin GAP thuhet se janë të përditësuara me 4 shkurt 2022.

Kujtojmë që në zgjedhjet komunale të 17 tetorit, partia në pushtet pësoi një humbje goxha të madhe për dallim nga votat që mori në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit, ku fitoi më shumë se 51% të votave. Në nivelin komuna Lëvizja Vetëvendosje udhëheq me vetëm katër komuna./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera