Sa më pak të punoni, aq më produktivë jeni
Autori: Gazeta inFokus
08:58 | 19 March 2019
Ndoshta shefi juaj mund të mos jetë dakord, por të punoni më pak mund të jetë më mirë për ju dhe kompaninë tuaj
A mendoni se punoni shumë? Ju nuk jeni të vetëm. Por largimi nga puna më shpejt mund të sjellë më shumë përfitime, përveçse më tepër kohë të lirë për jetën personale.
Të dhëna nga OECD tregojnë rezultate pozitive rreth ndikimit te produktiviteti në punë.
Grafiku i mëposhtëm tregon një lidhje mes produktivitetit (PBB për orë pune) dhe orëve të punës në vit. Punonjësit më produktivë shpenzojnë më pak kohë në zyrë.
Grekët për shembull janë ndër më punëtorët në vendet e OECD, mesatarisht më shumë se 2000 orë pune në vit. Ndërsa gjermanët janë disi më “dembelë”, duke punuar rreth 1400 orë çdo vit. Megjithatë produktiviteti i gjermanëve është 70% më i lartë.

Siç shihet nga grafiku, njerëzit që punojnë më pak janë më produktivë. Nëse jeni i detyruar që të jeni në zyrë për 12 orë me radhë, ju mund të jeni të shpërqendruar nga punët që keni në dorë të cilat duhet t’i përfundoni. Por nëse do të qëndronit në zyrë për shtarë orë, me shumë gjasa do të ishit më i përqendruar.
Adam Smith ka thënë se “ata që punojnë në mënyrë të moderuar, aq sa të jenë në gjendje të punojnë vazhdimisht, jo vetëm që ruajnë shëndetin e tyre më gjatë, por gjatë vitit, përfundojnë sasinë më të madhe të punëve”.
Kjo mund të jetë edhe një çështje e zhvillimit ekonomik. Në vendet më të pasura, njerëzit janë më produktivë (kanë më shumë punonjës të angazhuar për të punuar, infrastruktura më të mira dhe qeverisje më të mirë) gjë që do të thotë që mund të kenë rendiment më të lartë në një periudhë të caktuar kohe.
Natyrisht në këtë diskutim ka dhe përjashtime. Amerikanët janë relativisht produktivë dhe punojnë për orë relativisht të gjata. Megjithatë, ndoshta duhet të jemi më vetëkritik se sa punojnë. Kjo është pozitive jo vetëm për mendjen, por mund të jetë edhe më eficiente.

T� tjera
-
U zhduk katër ditë nga familja strehuese nga Ferizaj, 13-vjeçari dërgohet në strehimore
Një 13-vjeçar nga Deçani, i strehuar në një familje në Ferizaj, u largua nga ...
-
Temperatura nën zero në Kosovë të premten, gjatë ditës deri në 11 gradë Celsius
Të premten në Kosovë pritet të mbajë mot i vranët, me intervale kohore me die...
-
Hykmete Bajrami e gatshme të përballet me Përparim Ramën për kreun e LDK: S’tërhiqem për shkak të kandidaturave tjera
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka shprehur interesim për të kandiduar p...
-
Bajrami ngre dyshime se ‘mafia energjetike’ përfiton nga importi i lartë i energjisë: Është punë e Prokurorisë të hetojë
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, e ftuar në Pressing në T7, tha; “kam qen...
-
Papastërtia në shkollat e Prishtinës, komuna thotë se ka arritur marrëveshje me punëtorët grevistë
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se është arritur marrëveshje me Sindikatën dh...
-
Gazetari Elton Tozaj, publikon fotografinë: “Nuk më ndalni dot”
Pas raportimit të Gazetës Infokus për rrahjen e tij, Elton Maksi Tozaj publik...
-
EKSKLUZIVE: Rrihet në Gjermani gazetari shqiptar Elton Maksi Tozaj
Gazetari i njohur shqiptar, Elton Maksi Tozaj, njëherësh autor dhe moderator ...
-
Çfarë nënkuptojnë rezultatet e zgjedhjeve në SHBA për luftën e Trumpit me Iranin
Presidenti amerikan, Donald Trump, i kaloi javët e fundit të fushatës për zgj...
-
Apeli ia rrit dënimin nga 7 në 10 vjet burgim të akuzuarit për tentim vrasjeje të gruas dhe vajzës së mitur
Gjykata e Apelit ia rriti dënimin Bashkim Gashit nga 7 vjet e 6 muaj burgim, ...
-
Bekim Çollaku rrëfen për orët kritike bashkë me Hashim Thaçin para nisjes për Hagë më 5 nëntor
Ish-shefi i Stafit të Hashim Thaçit, Bekim Çollaku, në një rrëfim në FRONTAL ...
-
Grabitje në një objekt afarist në Gjakovë
Vlera Krasniqi, zëdhënëse në policinë rajonale të Gjakovës, konformoi se sot ...
-
Gjashtë vjet nga arrestimi, Thaçi me mesazh nga Haga: “Do të dal me çdo qelizë time i pastër si loti”
Në gjashtëvjetorin e arrestimit të tij nga Gjykata Speciale në Hagë, ish-pres...

































