Ekonomi

Sa i kushtuan Kosovës kryetarët e dorëhequr të komunave veriore?

Autori: Sylejman Sylejmani 15:23 | 24 April 2019

25 mijë euro ka paguar Qeveria e Kosovës vetëm për pagat e katër kryetarëve të dorëhequr të komunave veriore të vendit.

Rrogë mujore prej 1,250 euro, pa shkuar pesë muaj në punë kanë marrë Stevan Vulovic, kryetar i Zubin Potokut, Vucina Jankovic, kryetare e Zvecanit, Zoran Todic, kryetar i Leposavicit, e Goran Rakiq kryetar i Mitrovicës së veriut, shkruan Gazeta inFokus.

Se këta kryetarë në këtë periudhë kohore janë paguar njëjtë nga shteti sikur kolegët e tyre nëpër komunat e tjera të Kosovës, e ka konfirmuar për inFokus edhe zëdhënësi i ministrisë së Financave, Muharrem Shahini.

-Advertisement-

Shahini ka thënë se të gjithë kryetarët e komunave janë në listën e pagave dhe marrin pagat në mënyrë të rregullt, duke përfshirë këtu edhe kryetarët e komunave veriore.

Taksa prej 100 për qind e vendosur nga Qeveria për produktet që futen në vend nga Serbia, ka bërë që më 27 nëntor të vitit të kaluar të gjithë kryetarët e komunave veriore të japin dorëheqje.

Megjithatë, zgjedhjet në atë pjesë të Kosovës pritet të mbahen vetëm gati gjashtë muaj pas dorëheqjeve të tyre.

19 maji është caktuar data kur veriorët e Kosovës do të dalin në zgjedhje.

E kandidatët e Listës Serbe nuk po ia dalin të certifikohen për garë, nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Edhe të mërkurën ka dështuar certifikimi i tyre nga anëtarët e KQZ-së.

Deri tash janë certifikuar vetëm kandidatët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe ata të Lëvizjes Vetëvendosje. /Gazeta inFokus

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy