Ekonomi

Sa është i pasur kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini?

Autori: Gazeta inFokus 17:17 | 16 November 2021

Vetëm pas raundit e dytë të zgjedhjeve lokale, gjakovarët vendosën se kush do ta udhëheq komunën e tyre. Edhe për katër vitet e ardhshme Gjakovën do ta qeveris Ardian Gjini nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Por sa është i pasur i pari i Gjakovës?

Në total pasuria e Ardian Gjinit peshon hiq 439 mijë euro.

-Advertisement-

Në formularët e Agjencisë Kundër Korrupsionit, Gjini ka deklaruar si pasuri të paluajtshme dy shtëpi. Njëra e trashëguar me sipërfaqe 200 m2, e cila ka vlerë 150 mijë euro, kurse tjetra ka sipërfaqe 126 m2, me vlerë prej 50.000 euro.

Gjithashtu, i pari i Gjakovës ka deklaruar një banesë me 61 m2, e cila ka vlerë mbi 30.000 euro dhe një dyqan që ka sipërfaqe 95 m2 e që vlera e tij është 190.000 euro.

Ndërkaq, në kuadër të pasurisë së luajtshme ish-deputeti i AAK-së, ka deklaruar një veturë të tipit “Mercedes” që ka vlerën 16.000 euro dhe një tjetër të tipit “Opel Corsa” me vlerë prej 2.000 euro.

Të hyra vjetore ai ka deklaruar më shumë se 14.000 euro.

Para të gatshme në banka, Gjini ka deklaruar 15 mijë e 100 euro. Derisa kredi në dy banka komerciale ka deklaruar se ka në vlerë prej 15 mijë e 100 euro.

Që nga viti 2008, Gjini është nënkryetar i AAK-së, kurse nga viti 2018 a drejton komunën e Gjakovës.

Në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale ai doli i pari me 56.06 për qind ose 20.254 vota, duke lënë kështu pas kandidaten nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, e cila mblodhi 15.873 vota ose 43,94 për qind./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera