Sa është çmimi i naftës e benzinës sot?

Autori: Gazeta inFokus
13:57 | 13 June 2022
Çmimi i naftës dhe benzinës po vazhdon të rritet. Një rritje është vërejtur edhe sot, kur një litër naftë dhe benzinë ka arritur një shifër rekorde, duke u shitur gati 1.90 euro.
Një litër naftë sot është shitur nga 1.86 deri në 1.90 euro në pompat e derivateve në Kosovë, raporton Kosova Press.
Sipas indeksit të çmimeve, karburantet janë shtrenjtuar 45,3 përqind në muajin maj të këtij vitit krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar. Po kështu edhe vaji për gatim është shtrenjtuar 54.3 përqind.
Lidhur më këtë çështje, Lidhja Demokratike e Kosovës, sot do të dorëzojë në Kuvend kërkesën për debat parlamentar dhe rezolutën për reduktimin e akcizës në derivatë dhe TVSH-së në produkte esenciale.
Një rezolutë të tillë, LDK e kishte propozuar edhe para 100 ditësh, mirëpo i ishte refuzuar, nga siç u shpreh ai “pushteti arrogant i Kurtit” dhe tha se është krim nëse nuk veprohet ‘në këtë krizë të paprecedentë’.
“Çmimi i naftës këtë mëngjes shënon rekord të ri prej 1.90 eurove për litër; derisa inflacioni i gjithëmbarshëm ka arritur në plot 13%. Në këtë krizë të paprecedentë, mosveprimi është krim!”, ka shkruar ai në Facebook.
E një analizë për uljen e çmimit të naftës e ka bërë edhe ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, që njëherit është profesor i Ekonomisë. Ai ka shpërndarë një tabelë dhe ka treguar se si mund të kushtojë më lirë një litër naftë.
Qeveritarët dhe aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje shpërndajnë shpesh të dhënat që tregojnë se arka e shtetit po mbushet nga tatimet.
Ish-kryeministri Hoti ka dhënë një version të tij se si po arrihet kjo. Ai pyet Qeverinë se si mund të krenohet me rritjet e të hyrave buxhetore, kur kjo, sipas tij, është bërë në kurriz të qytetarëve, duke u rritur çmimet e mallrave e veçanërisht naftës.
Hoti ka shkruar se kur ka qenë një litër naftë një euro në Kosovë, TVSH ka qenë 14 centë. Tani ai thotë se me rritjen e çmimit të naftës, të hyrat që i grumbullon shteti nga qytetarët janë dyfishuar.
Tabela e publikuar nga Avdullah Hoti
Pasi çmimet e derivateve në vend arritën në nivel rekord, para disa ditësh ka reaguar Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.
Nga kjo Ministri kanë thënë se janë duke punuar për vendimin e ri për rregullimin e çmimeve të naftës “që do të mbrojnë konsumatorët dhe konkurrencën sipas ligjit”.
“Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë është duke punuar për vendimin e ri për rregullimin e çmimeve të naftës që do të mbrojë konsumatorët dhe konkurrencën sipas ligjit.
Sipas MINT, vendimarrja pritet të ndodhë shpejt. Thonë se drafti tashmë është gati dhe se po punohet që të procedohet sa më shpejt për miratim në Qeveri.
“MINT ka përgatitur tashmë draftin dhe po zhvillon konsultimet në mënyrë intensive me hisedarë, në mënyrë që sa më parë ta procedojë për miratim në qeveri. Vendimmarrja pritet të ndodhë shpejt. Në ndërkohë, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë po vazhdon monitorimin e tregut”, ka njoftuar Ministria.
Ndryshe, ulje të akcizës apo heqje të përkohshme të saj ka propozuar edhe ish-Kryeministri Isa Mustafa.
Mustafa i ka thënë Gazetës Express se duhet vërtetuar se a po rriten çmimet shkaku i çmimeve të berzës, derisa ka paralajmëruar edhe për mundësinë e marrëveshjeve monopoliste mes naftëtarëve.
Përveç kësaj, Mustafa ka deklaruar se Qeveria duhet ta ulë apo ta heq përkohësisht akcizën në import të derivateve, derisa të ketë stabilizim të tregut dhe çmimeve.
“Qeveria do duhej të merr masa të menjëhershme së bashku me institucionet e pavarura që merren me konkurrencën për të vërtetuar shkaqet e rritjes së çmimeve të derivateve; sa janë ato pasojë e çmimeve të berzës, dhe sa pasojë e marrëveshjeve monopoliste të naftarëve tanë. Krahas kësaj duhet ta rishqyrtojë akcizën në import të derivateve, ta ulë apo ta heq përkohësisht, derisa të stabilizohet tregu dhe çmimet
Të tjera
-
Ukraina bën thirrje për pozicion të barabartë në luftime
Gjenerali i ushtrisë ukrainase, Valeriy Zaluzhniy, i ka thënë homologut të ti...
-
G7 mblidhet në Gjermani, aktivistët protestojnë me maskat e liderëve të tyre
Aktivistët e organizatës kundër varfërisë Oxfam pozuan në një protestë të vog...
-
Pamje të aksidentit tek Qafa e Duhlës ku u lënduan tre persona
Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në në vendin e njohur si Qa...
-
Avokati i Popullit po heton nëse ka shkelje në ligjin e pagave që s’i përfshiu veteranët
Institucioni i Avokatit të Popullit ende nuk ka pranuar asnjë ankesë lidhur m...
-
Afganistani pranon ndihma pas tërmetit shkatërrues
Tenda, ushqim dhe ilaçe kanë arritur në lindje të Afganistanit, pas tërmetit ...
-
Hekuran Murati mburret me “punësimet” e qeverisë
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka publikuar të dhënat zyrtare nga ATK-...
-
Osmani takohet me bizneset e Tajlandës: Kosova me shumë mundësi për investime
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është duke qëndruan në Tajlandë, ku gjatë...
-
Rritet numri i rasteve të reja me COVID-19 në Kosovë
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e funti janë shënuar 49 ra...
-
Aplikimi i Kosovës mbetet në sirtarët e Këshillit të Evropës
Këshilli i Evropës (KiE) vazhdon ta mbajë në sirtar aplikacionin e Kosovës pë...
-
‘Katrahura’ në Senatin e UP-së, përplasen ministrja Nagavci dhe Rron Gjinovci
Drejtori i Organizatës për Rritjen e Cilësisë në Arsim, Rron Gjinovci, ka vaz...
-
Tetëmbëdhjetë migrantë vdesin duke tentuar të kalojnë një enklavë spanjolle
Tetëmbëdhjetë migrantë kanë vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur pasi një t...
-
Mungesa e punëtorëve fut Kosovën në krizë
Orar i stërzgjatur i punës, mohim i pushimit vjetor, punë pa kontratë, pagë e...