Rusia rrit presionin në Severodonjeck
Autori: Gazeta inFokus 10:44 | 27 May 2022
Forcat ruse kanë intensifikuar ofensivën e tyre për të marrë kontrollin e rajonit lindor të Ukrainës, Donbas, dhe kanë bombarduar qytetin e Kharkivit duke lënë të vdekur nëntë njerëz dhe duke plagosur 19 të tjerë, thonë zyrtarët ushtarakë të Ukrainës.
Kievi ka paralajmëruar se situata në lindje të shtetit është më e keqe sesa besohet në publik.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka akuzuar Moskën se po kryen “gjenocid” në lindje të shtetit, ku rusët kanë avancuar në dy qytetet kyçe, Severodonjeck dhe Lisiçansk, si dhe i ka bërë thirrje Perëndimit “të mos luajë” me Rusinë dhe të ndihmojë në përfundim të luftës.
Në fjalën e tij në orët e vona të së enjtes, Zelensky ka dënuar sulmet brutale të Moskës në dy qytetet e Donbasit, duke shtuar se bombardimet mund të lënë të gjithë rajonin “të pabanueshëm”.
“E gjithë kjo, përfshirë dëbimin e njerëzve tanë dhe vrasjet masive të civilëve, janë politikë e qartë e gjenocidit të kryer nga Rusia”, ka thënë Zelensky.
Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, ka thënë më 26 maj se situata ushtarake në lindje të Ukrainës është edhe më e rëndë sesa e mendojnë njerëzit.
Kuleba ka thënë se Ukrainës i duhen armë të rënda për të luftuar në mënyrë efikase Rusinë dhe ka thënë se bisedimet për paqe me Rusinë nuk janë duke u zhvilluar.
Në përditësimin e saj të fundit, Ministria britanike e Mbrojtjes, ka thënë se ndonëse forcat tokësore të Rusisë vazhdojnë të rrisin presionin në Severodonjeck, Ukraina vazhdon të ketë kontrollin e shumë rajoneve, duke mohuar pretendimin e Moskës se kontrollon gjithë Donbasin.
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar më 24 shkurt, atë që e quan “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.
Perëndimi është përgjigjur me sanksione të ashpra ndaj Rusisë, duke shënjestruar ekonominë e shtetit dhe oligarkët rusë.
Të tjera
-
Rama në Londër: Nismë ligjore për të regjistruar fëmijët e shqiptarëve që erdhën në Angli si refugjatë nga Kosova
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se qeveria do të ndërmarrë n...
-
Arrestohen tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Gjatë një feste ortodokse sot në Manastirin e Deçanit, Policia e Kosovës ka h...
-
Kontratat një-burimore, Miftaraj: Janë burimi kryesor i korrupsionit, por kur ska Prokurori, kontabilistat, pecat e specat bëjnë hajgare me popull
Ehat Miftaraj, drejtor i Institutit të Kosovës për Drejtësi, komentoi mbi çës...
-
Osmani e Maqedonci takojnë Bauer: Anëtarësimi i Kosovës në NATO, i domosdoshëm
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci së bashku me presidenten Vjosa Osmani po...
-
Nga çdo kontinent, Kosova paguan qindra miliona për import të veturave
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro. Nga Amerika e Veriut dhe e Jugut, ...
-
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për Kosovën fituese
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Osmani thotë se Kanadaja ka aprovuar kërkesën e saj për Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak
Presidentja Vjosa Osmani njoftoi për “një lajm të mrekullueshëm” nga Hali...
-
Hamza: Bashkatdhetarët në Këln u bashkuan me ne për ta bërë Kosovën më të mirë
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza ka mbajtur tubim me bashkatd...
-
Vdes tragjikisht një 25-vjeçar në Prizren, i ra metali në kokë derisa po punonte
Një 25-vjeçar nga fshati Vragoli i Fushë Kosovës vdiq tragjikisht pasditen e ...
-
Limaj: Të zgjohemi për ta shpëtuar Kosovën, ata donin që historia të niste me ta sepse s’kanë kurrfarë historie
Kryetari i Nismës Socialdemokrate tha se “shtë koha e rezultateve dhe jo e fj...
-
Murati – Bajramit: S’ka asgjë të paligjshme në kontratat me procedurë të negociuar, sipas teje qenkan hajni
Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se nënrkyetarja e LDK-së, Hykmet...
-
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit
Nesër nga ora 11:00 do të mblidhet Kryesia e Kuvendit. E në rend dite ka n...