Lajme

Hamza: Bashkatdhetarët në Këln u bashkuan me ne për ta bërë Kosovën më të mirë

Autori: Gazeta inFokus 16:59 | 24 November 2024

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza ka mbajtur tubim me bashkatdhetar në Këln.

Përmes një postimi në Facebook, Hamza thotë se edhe ata iu bashkuan PDK-së për ta bërë Kosovën më mirë.

Edhe bashkatdhetarët në Këln u bashkuan me ne për ta bërë Kosovën më të mirë. Vendosmëria e diasporës për të mos kursyer asgjë për të mirën e atdheut është frymëzim për të gjithë ne. Ajo është forca kombëtare që e ka mbajtur gjallë Kosovën në kohët më të vështira”, ka shkruar kandidati për kryeministër.

-Advertisement-

Tutje, Hamza shton se sot ata kanë nevojë për diasporën si partnere aktive në transformimin e ekonomisë së vendit.

“Sot kemi nevojë që diasporën ta kemi partnere aktive në transformimin ekonomik të vendit tonë. Angazhimi i përbashkët është çelësi për ta bërë Kosovën më të mirë dhe më të fortë!”, shkroi Hamza.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera