Lajme

Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për Kosovën fituese

Autori: Gazeta inFokus 17:25 | 24 November 2024

Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në konventën politike të Nismës Socialdemokrate.

Haradinaj ka thënë se ky koalicion është opsioni i vetëm për të arritur synimet e tyre dhe për ta bërë realitet një Kosovë fituese.

“Iu bashkova sot partnerëve të Koalicionit në konventën politike të Nismës Socialdemokrate. Koalicioni ynë, i përbërë nga figura të dëshmuara që kanë lënë gjurmë të pashlyera në historinë e lavdishme të Kosovës, është opsioni i vetëm për të arritur synimet tona dhe për ta bërë realitet një Kosovë Fituese, ëndërr e shumë gjeneratave”, ka thënë Haradinaj.

-Advertisement-

Kreu i AAK-së ka shtuar se anëtarësimi direkt i Kosovës në NATO do të sjellë kthesën e madhe.

“Anëtarësimi direkt në NATO, jo vetëm si aspiratë, por edhe si proces përmes Planit Aksional, do të sjellë kthesën e madhe – jo vetëm në siguri, por edhe në ekonomi dhe në çdo sferë tjetër të jetës. Ju sigurojmë se do ta bëjmë realitet. Nuk është veç fjalë. Çdo herë kemi dëshmuar se mund ta bëjmë”, është shprehur Haradinaj

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera