Rusia reagon ashpër ndaj pranisë së policisë polake në shkollën e ambasadës ruse në Varshavë
Autori: Gazeta inFokus 15:37 | 29 April 2023
Rusia premtoi të shtunën se do të reagonte ashpër ndaj asaj që e cilësoi ndërhyrjen e autoriteteve polake “kapje” të paligjshme të një shkolle të ambasadës ruse në Varshavë, një akt që sipas Moskës ishte një shkelje të rëndë e Konventës së Vjenës mbi marrëdhëniet diplomatike.
Televizioni shtetëror polak TVP Info njoftoi se autoritetet policore kishin shkuar jashtë shkollës së ambasadës ruse në rrugën “Kieleckiej”, në Varshavë, të shtunën në mëngjes.
I pyetur mbi incidentin, zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Polonisë tha për agjencinë Reuters se ndërtesa ku ndodhet shkolla e ambasadës i përket shtetit polak.
Ministria e jashtme e Rusisë tha nëpërmjet një deklarate se autoritetet polake kishin hyrë në oborrin e shkollës së ambasadës me synimin për ta konfiskuar atë.
“Një akt i tillë nga Varshava, që shkon përtej kuadrit të marrëdhënieve civile ndër shtetërore nuk do të kalojë pa një përgjigje të ashpër dhe pasoja për autoritetet polake dhe grupet e interesit polak në Rusi”, tha ministria në deklaratë.Nga ana tjetër, zëdhënësja e ministrisë së jashtmë të Polonisë i tha agjencisë Reuters se është e drejtë e Rusisë të protestojë, por se veprimet e Polonisë ishin konform ligjit.
Marrëdhëniet tashmë të tensionuara mes dy vendeve janë acaruar më tej për shkak të luftës në Ukrainë, pasi Varshava është pozicionuar si një nga aleatët më të fortë të Kievit, duke luajtur një rol udhëheqës në bindjen e aleatëve për t’i siguruar ukrainasve armatim të rëndë në luftimet ndaj trupave ruse.
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 18 maj
Dega e LDK-së në Gjilan mban konferencë për media. (Selia e Degës së LDK-së G...
-
Plagoset me ar*më zja*rri një person në Nashec të Prizrenit
Një person është plagosur me armë zjarri në mbrëmjen e së premtes në fshatin ...
-
Vjosa Osmani pritet me tortë nga Hillary Clitnon: Ditë edhe më speciale, me miken e popullit tonë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për në Bullgari si e ftuar sp...
-
Osmani mbërrin në Bullgari me ftesë të Hillary Clinton, merr pjesë në Clinton Global Initiative
Me ftesë të ish-Sekretares së Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, H...
-
Bashkimi Evropian ndalon katër media ruse
Bashkimi Evropian tha të premten se pezulloi të drejtën e funksionimit pë...
-
Blerja e teksteve shkollore subvencionohet edhe sivjet
Sikurse vitin e kaluar, edhe sivjet Ministria e Arsimit ka vendos...
-
Shqiptarët duan tre fëmijë si variant i një familjeje ideale
Sondazhi i fundit i Barometrit në Euronews Albania, ka ngritur disa pyetje pë...
-
Maqedonci: Angazhimi i FSK-së në operacionin Interlflex tregues i bashkëpunimit me Britaninë
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci gjatë qëndrimit në Mbretërinë e Bashkuar...
-
Osmani: Kosova e meriton të bëhet anëtare e KiE-së
Kryediplomati i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, gjatë takimit të Komiteti...
-
Regjistrimi i popullsisë shtyhet deri më 24 maj në 11 komuna
Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar vendimin për shtyrjen e afatit të...
-
Moti për këtë fundjavë
Këtë fundjavë në Kosovë do të mbajë mot me diell, por nuk do të mungojnë vran...
-
Haradinaj: Dështimi në KiE i Kosovës i faturohet vetëm Albin Kurtit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se mospërfshirja e Kosovës për ...