Rusia kërcënon me ndërprerjen e furnizimit me gaz

Autori: Gazeta inFokus
11:58 | 01 April 2022
Rusia u ka thënë vendeve të huaja “jomiqësore” se duhet të fillojnë t’i bëjnë pagesat për gazin në monedhën rubla, ose përndryshe ajo do të ndërpresë furnizimet.
Vladimir Putin ka nënshkruar një dekret ku thuhet se blerësit “duhet të hapin llogari në rubla në bankat ruse”, duke filluar nga dita e premte.
“Askush nuk na shet neve ndonjë gjë falas, kështu që as ne nuk do të bëjmë bamirësi – domethënë, kontratat ekzistuese do të ndërpriten,” tha presidenti rus.
Kërkesa e Putinit po konsiderohet si një përpjekje për të rritur rublën, e cila është goditur nga sanksionet e Perëndimit.
Kompanitë dhe qeveritë perëndimore kanë refuzuar kërkesat e Rusisë për të paguar gazin në rubla, duke e cilësuar këtë si një shkelje të kontratave ekzistuese, të cilat janë nënshkruar për monedhat euro ose dollarë amerikanë.
Që kur Rusia pushtoi Ukrainën, vendet perëndimore kanë vendosur sanksione ekonomike dhe tregtare ndaj Rusisë, por Bashkimi Europian nuk ka aplikuar kufizime për naftën ose gazin, ndryshe nga SHBA-ja dhe Kanadaja, pasi vendet anëtare të BE-së mbështeten shumë te furnizimet nga Rusia.
BE-ja merr rreth 40% të gazit dhe 30% të naftës së saj nga Rusia dhe nuk ka ndonjë zëvendësues për këto produkte nëse ndërpriten furnizimet. Ndërkohë, Rusia aktualisht fiton 400 milionë euro në ditë nga shitja e gazit në BE dhe nuk ka asnjë mënyrë për ta orientuar këtë furnizim drejt tregjeve të tjera.
Putin tha se kalimi në rubla kishte për qëllim forcimin e sovranitetit të Rusisë. Ai deklaroi se Rusia do t’i përmbahej detyrimeve të saj kontraktuale, nëse vendet perëndimore binden për të paguar në rubla.
Gjermania tha se ndryshimi i shpallur nga Putin përbënte një “shantazh”.
Në një konferencë shtypi, ministri gjerman i ekonomisë Robert Habeck tha se nuk e kishte parë ende dekretin e ri të nënshkruar nga zoti Putin.
“Për sa i përket kërcënimit, kërkesës apo konsideratës – nuk di si ta quajmë më – që duhet të paguajmë në rubla, është thelbësore për ne që të respektohen kontratat”, tha ai.
Nga ana tjetër, kancelari gjerman Olaf Scholz tha se kompanitë gjermane do të vazhdojnë të paguajnë për gazin rus duke përdorur monedhën euro, siç përcaktohet në kontrata.
Urdhri i nënshkruar nga Putin i detyron blerësit e huaj të gazit rus që të hapin një llogari në Gazprombank dhe të transferojnë euro ose dollarë amerikanë në të.
Gazprombank do t’i konvertojë këto shuma në rubla, të cilat më pas do të përdoren për të bërë pagesën për gazin.
Ministri i ekonomisë i Francës, Bruno Le Maire, nuk pranoi të komentojë për detajet teknike që lidhen me kërkesat e fundit të Rusisë për pagesën e gazit në rubla.
Analistët thonë se detyrimi i vendeve të tjera që të paguajnë në rubla për gazin do të forcojë monedhën e vendit, e cila ra ndjeshëm pas pushtimit, por që tashmë ka filluar të rimëkëmbet.
Nathan Piper, kreu i kërkimeve për naftën dhe gazin në Investec, tha se Putin po përpiqej “t’i kthente” Europës presionin ekonomik dhe se rritja e kërkesave për këmbim valutor në rubla ka të ngjarë të rrisë vlerën e monedhës.
“Sidoqoftë, Rusia në afatgjatë duhet të mbetet një furnizues i besueshëm i gazit, kështu që është e paqartë nëse ata do të kufizojnë realisht furnizimet me gaz,” shtoi ai.
“Thënë kjo, edhe vetëm rreziku që kjo të ndodhë po i mban çmimet e gazit në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Europë në nivele rekord, gjashtë herë më të larta se mesatarja 10-vjeçare. Kjo përkthehet në rritje marramendëse te faturat e energjisë për konsumatorët”.

Të tjera
-
Parashikimi i motit për nesër
Të dielën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira. Gjatë ditës ka mu...
-
Zjarrfikësit nesër në “Zahir Pajaziti”, prezantojnë pajisjet e punës
Nesër, më 4 maj është Dita Ndërkombëtare e Zjarrfikësve. Kjo ditë do të sh...
-
Si kishte ndodhur vr*sja e taksistit nga Mitrovica, rast të cilin e ka dështuar Prokuroria
Në fushën e drejtësisë, ka raste që ende mbeten të pandëshkuara, jo nga m...
-
Apeli pezullon vendimin për rinisjen e punës së VOA
Gjykata e Apelit në Uashington më 3 maj miratoi pezullimin e vendimit të shka...
-
Përparim Rama për vdekjen e Martin Hajdarit: Figurë që do të mbetet përgjithmonë në kujtesën e kryeqytetit
Ka vdekur sot Martin Hajdari, pronari i lokalit ikonik “Te Martini”. Për v...
-
“Nuk ka ndodh me asnjë qeveri me u sulmu mediat si me qeverinë Kurti”- Alarmojnë Dakaj e Rexha për lirinë mediave
Kryetari i AGK-së, Xhemajl Rexha, i ftuar në “Podcast me Shkelzen Dakaj” në ...
-
“Qeveria Kurti është përkujdesur që mediat të përfundojnë kështu, duke i thanë popullit mos iu besoni”- Befason kryetari i AGK-së në ditën botërore të lirisë së shtypit
Kryetari i AGK-së, Xhemajl Rexha, i ftuar në “Podcast me Shkelzen Dakaj” në ...
-
Ia shkelën mbi 70 km/h në zonën 40, ndalohen dy shoferë në Ferizaj
Sot dy shoferë janë ndëshkuar për tejkalim shpejtësie në qytetin e Ferizajt. ...
-
Kosovari vd*s pas s*lmit me th*kë në Zvicër, arrestohet një ugandas
Një burrë është goditur me thikë dhe është plagosur për vdekje në një apartam...
-
Drejtoresha e Federatës Evropiane të Gazetarëve: Situata në Kosovë s’po përmirësohet
Renate Schroeder, drejtoresha e Federatës Evropiane të Gazetarëve, ka thënë s...
-
Zëri i Amerikës rifillon punën javën e ardhshme
Zëri i Amerikës, të cilin administrata e Donald Trump filloi ta mbyllte në me...
-
Jehona Lushaku-Sadriu: I takon VV-së ta zhbllokojë procesin politik
Jehona Lushaku-Sadriu, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka folur pë...