AKK kërkon nga qeveria miratimin e Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve: Komunat do të përballen me vështirësi

Autori: Gazeta inFokus
17:14 | 03 May 2025
Asociacionit të Komunave të Kosovës, ka kërkuar nga qeveria që të procedohet urgjentisht me vendimmarrjen në Komisionin e Granteve dhe që Qarkorja e Parë Buxhetore të dërgohet tek komunat brenda afateve të përcaktuara me ligj.
Nga AKK është thënë se komunat rrezikojnë të përballen me vështirësi serioze në procesin e hartimit dhe zhvillimit të rregullt të buxhetit për vitin 2026.
‘‘Vonesa në këtë fazë rrezikon të çrregullojë të gjithë ciklin buxhetor, të cenojë transparencën dhe të kufizojë përfshirjen e qytetarëve në planifikim’’, thuhet mes tjerash nga AKK.
Komunikata:
A po rrezikohen Komunat pa planifikim të rregullt buxhetor për vitin 2026 – Korniza Afatmesme e Shpenzimeve 2026-2028 ende e paaprovuar
Komunat, përmes Asociacionit të Komunave të Kosovës, kërkojnë nga niveli qendror që të procedohet urgjentisht me vendimmarrjen në Komisionin e Granteve dhe që Qarkorja e Parë Buxhetore të dërgohet tek komunat brenda afateve të përcaktuara me ligj. Komunat e Republikës së Kosovës rrezikojnë të përballen me vështirësi serioze në procesin e hartimit dhe zhvillimit të rregullt të buxhetit për vitin 2026, për shkak se Korniza Afatmesme e Shpenzimeve (KASH) për periudhën 2026–2028 ende nuk është miratuar, ndonëse afati ligjor për miratimin e saj ka qenë 30 prill 2025.
Sipas Ministrit të Financave, një ndër arsyet e vonesës është mungesa e anëtarit të Komisionit të Granteve, konkretisht, kryetarit të Komisionit Parlamentar për Buxhet dhe Financa për shkak të moskonstituimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Mirëpo, sipas drejtorit ekzekutiv të AKK-së, ky arsyetim nuk qëndron, pasi Komisioni i Granteve përbëhet nga 9 anëtarë dhe mungesa e njërit prej tyre nuk e pengon funksionimin e komisionit, e as nuk e justifikon bllokimin e miratimit të KASH-it.
Gjithashtu, me Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë, KASH i dërgohet Kuvendit vetëm për informim dhe nuk kërkohet ndonjë vendimmarrje nga ana e tij. Kjo nënkupton që procesi mund dhe duhet të vazhdojë pavarësisht situatës në Kuvend.
Mosmiratimi i KASH-it pamundëson zhvillimin e rregullt të procesit buxhetor në nivel lokal, duke ndikuar në përgatitjen e Qarkores së Parë Buxhetore, dokument kyç që i udhëzon komunat për të nisur hartimin e buxhetit për vitin pasues. Kjo qarkore duhet t’u dërgohet komunave deri më 15 maj 2025. Vonesa në këtë fazë rrezikon të çrregullojë të gjithë ciklin buxhetor, të cenojë transparencën dhe të kufizojë përfshirjen e qytetarëve në planifikim.
Duke marrë parasysh se viti 2025 është gjithashtu vit zgjedhor në nivel komunal, është jetike që institucionet qendrore të veprojnë pa vonesë.

Të tjera
-
Ujësjellësi i kryeqytetit intervenon sot në disa zona
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se ekipet e saj sot...
-
Gjermania godet një grup që dyshohej se po planifikonte sul*me ndaj emigrantëve
Prokurorët federalë gjermanë kanë ndërmarrë një operacion kundër një celule t...
-
Deputeti kosovar në Zvicër pas intervistës së Kurtit në RTK: Ai ka përfunduar politikisht, tashmë ka hyrë në fazën e rënies së shpejtë
Intervistën e mbrëmshme të kryeministrit në detyrë Albin Kurti në Radio Telev...
-
Ambasada italiane del me një njoftim për votuesit italianë në Kosovë
Ambasada e Italisë në Kosovë ka një njoftim me rëndësi mbi procesin e votimit...
-
Gjithçka gati në “San Mamés” për finalen e madhe angleze të Europa League
Stadiumi “San Mamés” në Bilbao të Spanjës është veshur me ngjyrat e f...
-
Ish-presidenti i Afrikës së Jugut i shkon në shtëpi Behgjet Pacollit
Ish-presidenti i Afrikës së Jugut, Jacob Zuma, ka qenë mysafir i kryetarit të...
-
Aksidentohet urbani i linjës së aeroportit, bllokohet trafiku tek Zona Industriale (PAMJE)
Bllokim trafiku është shkaktuar sot tek Zona Industriale drejt Prishtinës, si...
-
Rrëmbim në mesnatë në Fushë Kosovë – E mitura merret me forcë nga katër persona, nëna e saj lëndohet gjatë përpjekjes për ta ndihmuar
Ngjarje të rënda që përfshijnë fëmijët vazhdojnë të tronditin opinionin publi...
-
Gjobat e fushatave për zgjedhje, KQZ-ja do t’ua ndalojë mjetet partive nga Fondi
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë sot mbledhjen e radhës, ku në ...
-
Policia nis hetimet për dje*gien e kamionit në dalje të autostradës në Fushë-Kosovë
Një kamion është përfshirë nga zjarri në dalje të autostradës në Fushë-Kosovë...
-
Deputeti i VV-së e pranon: Propozimi që seancat të mbahen një herë në javë ishte gabim
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arber Rexhaj ka thënë se propozimi që t...
-
Shqiptarit i dështon përpjekja për të marrë azil në Britani të Madhe, gënjeu për orientimin seksual
Një shqiptar ka dështuar në përpjekjen për të marrë azil në Britani të Madhe,...