Rusia ia ndalon hyrjen Johnsonit dhe zyrtarëve të tjerë britanikë

Autori: Gazeta inFokus
12:14 | 16 April 2022
Rusia tha se ua ka ndaluar hyrjen në shtet kryeministrit britanik, Boris Johnson, sekretares së Jashtme, Liz Truss, dhe disa ministrave të tjerë britanikë, pasi Britania ka vendosur masa që kanë për qëllim të izolojnë Moskën për shkak të luftës së paprovokuar ndaj Ukrainës.
Ministria e Jashtme ruse tha më 16 prill se masat, që janë miratuar në koordinim me Shtetet e Bashkuara, Bashkimin Evropian dhe aleatët e tjerë, po “ngufasin” ekonominë e brendshme.
Rusia njoftoi se në listën e ndalesës janë 13 zyrtarë britanikë, përfshirë edhe ish-kryeministren, Theresa May. Moska paralajmëroi se kjo listë do të zgjerohej “në një të ardhme të afërt”.
Sanksionet perëndimore, të miratuara që prej se Moska nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, janë vendosur ndaj zyrtarëve rusë, përfshirë edhe presidentin rus, Vladimir Putin dhe familjen e tij, por edhe ndaj kompanive dhe oligarkëve rusë që shihen si të afërt me udhëheqjen e shtetit./REL

Të tjera
-
Rama me premtime të mëdha: Paga minimale në janar 2026 do të jetë 500 euro
Kryesocialisti Rama ndodhet në Shkodër ku po prezanton pasqyrën e Rilindjes. ...
-
Trainkos reagon pas lëndimit të pasagjerës nga goditja e trenit me gur: Ndaloni vandalizmin
Kompsni hekurudhore Trainkos, ka reaguar pas inicidetit ku një pasagjere në t...
-
Paditet ZRRE-ja për mospërfshirjen e katër komunave veriore në tarifat e reja
Mospërfshirja e katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës për shtren...
-
Pas një mosmarrëveshje, djali kërcënon babanë- ia lë dy fishekë në dhomë
Policia e rajonit të Ferizajt ka njoftuar se dje stacioni policor në Han të E...
-
Osmani ftohet nga Sulltani i Bruneit për vizitë shtetërore në Brunei Darussalam
Presidentja Osmani bashkë me Zotëriun e Parë, Prindon Sadriu, kanë udhëtuar p...
-
10 përpjekje të dështuara, nesër sërish vazhdon konstituimi i kuvendit
Dje për herën e dhjetë dështoi konstiuimi i kuvendit pasi VV kërkoi prapë vot...
-
Lushaku: Për LDK’në VV s’është alternativë që mund të jetë si formulë për qeverisje
Deputetja e zgjedhur, Jehona Lushaku-Sadriu nga Lidhja Demokratike e Kosovës ...
-
Udhëtarja goditet me gurë në kokë derisa ishte në trenin Prishtinë- Pejë
Një grua ka raportuar se derisa ka qenë duke udhëtuar me tren dikush ka hedhu...
-
Istog: Babë e bir rrihen mes vete
Janë arrestuar dy persona në Istog- babë e bir. Ata dyshohet se janë përle...
-
Gruaja raporton burrin dhe vjehrrën në Polici, thotë se po i ushtrojnë dhu*në psikike
Raportohet se burri dhe vjehrra i kanë ushtruar dhunë psikike gruas. Ata j...
-
Gjakovë: Arrestohet i dyshuari që u arratis nga stacioni policor
Policia ka arritur ta arrestojë sërish një person të dyshuar, i cili ishte ar...
-
Parashikimi i motit për ditën e sotme
Sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht vranët. Temperaturat...