Lajme

Rusia është gati t’i ndalojë menjëherë sulmet, nëse Ukraina plotëson këto kushte

Autori: Ermirë Berisha 16:43 | 07 March 2022

Shteti i Rusisë është i gatshëm të ndalojë pushtimin e Ukrainës, nësë Kievi përmbush një listë të kushteve të cilën kanë paraqitur rusët, shkruan Gazeta inFokus.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë se Moska kërkon që Ukraina të ndërpresë veprimet ushtarake, të ndryshojë kushtetutën e saj për të ruajtur neutralitetin, të njohë Krimenë si territor rus dhe të njohë republikat separatiste të Donetskut dhe Luganskut si shtete të pavarura.

Kjo ishte deklarata më e qartë ruse e bërë deri më tani për sa u përket kushteve që dëshiron t’i vendosë Ukrainës për të ndalur atë që ajo e quan “Operacioni i saj Special Ushtarak”, tashmë në ditën e tij të 12-të.

-Advertisement-

“Ne me të vërtetë po përfundojmë çmilitarizimin e Ukrainës. Ne do ta përfundojmë atë. Por gjëja kryesore është që Ukraina të ndërpresë veprimet e saj ushtarake. Ata duhet të ndalojnë veprimet e tyre ushtarake dhe më pas askush nuk do të qëllojë”, ka thënë Peskov për agjencinë e lajmeve Reuters./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera