Rusi, qindra gazetarë janë larguar që nga fillimi i luftës
Autori: Gazeta inFokus 18:09 | 29 October 2022
Kur Rusia sulmoi Ukrainën, gazetarët rusë që vazhduan të punonin në mënyrë të pavarur në vend, u vunë nën presion të madh – aq sa shumë prej tyre u detyruan të largoheshin. Korrespondentja e shërbimit rus të Zërit të Amerikës Anush Avetisyan bisedoi me disa gazetarë të cilët po bëjnë punën e tyre tani jashtë Rusisë.
Mikhail Rubin, zëvendës kryeredaktor i gazetës investigative “Proekt”, vazhdon të bëjë punën e tij nga jashtë Rusisë, si qindra gazetarë të tjerë rusë që u larguan nga vendi pas pushtimit rus të Ukrainës.
Në vitin 2021, “Proekt” u përfshi në një listë të organizatave të padëshirueshme të qeverisë ruse dhe gazetarët e saj u etiketuan si “agjentë të huaj”.
Gazetari Rubin u përball me vite të tëra kërcënimesh për mbulimin e rrethit të brendshëm të Presidentit Vladimir Putin përpara se të largohej në vitin 2021.
Së pari, një zyrtar i lartë e paralajmëroi zotin Rubin se ajo që po bënte ishte e rrezikshme. Më pas, persona të panjohur hynë në banesën e prindërve të tij, duke bërtitur: “A nuk ka turp djali juaj që shet atdheun e tij?”.
Më pas policia bastisi banesën e tij në qershor të vitit 2021 dhe ia vuri pasaportën përpara.
“E mora si sinjal dhe vendosa të mos e provoja më fatin tim pas kësaj”, thotë ai për Zërin e Amerikës.
Ekaterina Fomina, gazetare në portalin investigativ të quajtur “iStories”, gjithashtu u largua nga Rusia.
Autoritetet ruse e etiketuan median si agjent të huaj në vitin 2021 dhe dy ditë para luftës, ajo u shtua në listën e organizatave të padëshiruara. Pasi mësuan për listën në mars, anëtarët e ekipit të portalit iStories vendosën njëzëri të largoheshin nga Rusia.
Por, largimi nga Rusia nuk ishte kurrë plani i saj. Në fillim, Ekaterina ishte e shqetësuar që iStories etiketohej si portal “i padëshirueshëm”. Por kjo ndryshoi shpejt. Vrasjet masive në Bucha, Ukrainë, u bënë pika kthese.
“E kuptova se armiqtë e njerëzve – kriminelët, ekstremistët dhe të padëshiruarit – nuk jemi ne. Pra, nuk më intereson se si më quan Federata Ruse, sepse e di që Rusia, qeveritë dhe autoritetet e saj janë terroristë dhe armiq të vërtetë të popullit, jo ne”, thotë Ekaterina Fomina, gazetare në portalin investigativ të quajtur “iStories”.
Organizatave në të ashtuquajturën listën e të padëshiruarve u ndalohet të punojnë në Rusi dhe ato që vazhdojnë t’i ndihmojnë këto organizata mund të përballen me ndëshkime administrative ose kallëzim penal.
Ekaterina Fomina thotë se pavarësisht rreziqeve, rusët brenda vendit po kontaktojnë ekipin.
“Për shkak të kësaj lufte, njerëzit janë të tmerruar, por janë të gatshëm të ndajnë atë që dinë, të tregojnë histori për paligjshmëritë që ndodhin në Rusi”, thotë Ekaterina Fomina.
Nga fundi i tetorit, të paktën 12 gazetarë po përballen me akuza në Rusi në lidhje me mbulimin e luftës dhe përballen me 10 vjet burg.
Galina Arapova, avokate e lartë e medias dhe drejtoreshë në Qendrën e Mbrojtjes së Medias Mass, thotë se Rusia ka miratuar qëllimisht ligje të paqarta.
“Censura është bërë mashtruese, kështu që ligjet dhe rregulloret po ndryshohen për të pasur një shans për të vënë në shënjestër këdo nëse lind nevoja” , thotë zonja Galina Arapova.
Në shumë raste, kjo strategji ka funksionuar. Qindra gazetarë janë larguar nga Rusia që nga fillimi i luftës. Por kjo nuk i ka penguar shumë prej tyre të bëjnë detyrën e tyre./REL
Të tjera
-
Valdrin Sahiti i ashpër për politikanët: Aty ka njerëz që s’kanë menaxhu as në shtëpi të vet
Figura nga kultura e sporti i janë bashkuar partive politike për të garuar në...
-
Xhemaili i AAK-së: Kjo madhështi e hapjes së fushatës na përcjell drejt fitores me 9 shkurt
Kandidati për deputet nga koalicioni i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës me n...
-
Haradinaj: Kurti në pozicionin e njëjtë me Dodikun dhe Vuçiqin sa i përket angazhimit për anëtarësim në NATO
Kandidati i AAK-së për kryeministër të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kritikua...
-
Krasniqi për Qeverinë Kurti: Mburracakë jokompetentë që s’kanë bërë asgjë, potenciali i Kosovës u shpërdorua për katër vjet
Sonte, në ditën e dytë të fushatës zgjedhore, Partia Demokratike e Kosovës ka...
-
Bedri Hamza: Me masivitet të jashtëzakonshëm Ferizaj i dha sonte mbështetje misionit tonë për Kosovën
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, nga tubimi në Fe...
-
“Albin Kurti është enciklopedi e gjallë. Fat i mirë që e kemi kryeministër”, ky është vlerësimi i babait të Doarsa Kicës, “të përkëdhelurës” së Lumir Abdixhikut të LDK-së
Babai i Doarsa Kicës, Xhelil Kica, profesori i njohur dhe i respektuar, ka dh...
-
Minatori i Trepçës i dhuron Albin Kurtit gur të çmuar pasi përfundoi fjalimin në tubimin në Mitrovicë
Një minator i Minierës së Trepçës ka sjellur një gur të çmuar në tubimin e Lë...
-
Arsenijeviq pengon policinë, momenti kur arrestohet në Mitrovicë (PAMJE)
Kryetari i Demokracisë Serbe, Aleksandar Arsenijeviq, është ndaluar në shëtit...
-
Hamza: Ju siguroj që me mua si kryeministër, Kosova do të jetë më e zhvilluar
Kandidati i Partisë Demorkatike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza, par...
-
Minatori i Trepçës me një gur të çmuar në tubimin e Vetëvendosjes në Mitrovicë, e vë para kameres derisa flet Albin Kurti
Një minator i Minierës së Trepçës ka sjellur një gur të çmuar në tubimin e Lë...
-
Besnik Tahiri: S’ka ditë më të mirë se 9 shkurti që Kosova me i nda rrugët nga kjo Qeveri anti-shtetërore
Besnik Tahiri me numër 10 nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka shkr...
-
Dumoshi takon furrtarët e Hasit në Prishtinë: Me afarizmin e tyre i japin jetë kryeqytetit
Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës me numër 30, Vlora D...