Auto&Tech

Rusët prezantojnë Porsche 911 Turbo S të ri me 750 kuajfuqi

Autori: Gazeta inFokus 08:55 | 16 April 2018

Para nesh është edhe një Porsche 911 Turbo S i modifikuar për të cilin është përkujdesur kompania e njohur ruse TopCar.

Projekti i ri i kësaj kompanie ruse quhet Stinger GTR.

TopCar për këtë 911 Turbo S kanë zgjedhur paketën për aerodinamikën nga fibra të karbonit, e cila përfshinë mbrojtësin e përparmë të ri me vrima për ajër, mbrojtësit të tjerë të modifikuar, kofanon e modifikuar, set të ri të pragjeve, difuzer të ri të pasmë dhe spoiler të ri të pasmë, transmeton Koha.net.

-Advertisement-

Gjithashtu, TopCar ka zgjedhur edhe ngjyrën gri Frozen për eksterier, disa detaje dekorative me ngjyrë të verdhë, rrotat “ADV.1” 21-inç nga alumini, sistemin e ri të shkarkimit të gazrave, frenat më të forta, interier dy-ngjyrësh me detajet ngjyrë të verdhë po ashtu, detajet tjera nga fibra të karbonit, si dhe përforcimin e motorit i cili tani është me kapacitet prej 750 kuajfuqi.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy