Lajme

Rusët përdorën sonte armë kimike në Mariupol?

Autori: Gazeta inFokus 23:43 | 11 April 2022

Sipas disa burimeve ukrainase, ushtarët rusë kane hedhur lëndë helmuese në Mariupol.

“Rreth një orë më parë, forcat pushtuese ruse përdorën një substancë helmuese me origjinë të panjohur kundër ushtrisë ukrainase dhe civilëve në qytetin e Mariupolit, e cila u hodh nga një dron armik”, raportuan mediat ukrainase.

Të plagosurit raportohet se kanë vështirësi me frymëmarrje dhe sindromë vestibulo-ataktike.

-Advertisement-

Sot në mëngjes portali unian.net ka shkruar se rusët kërcënuan se do të bllokojnë luftëtarët ukrainas në fabrikën Azovstal në Mariupol dhe do të përdorin armë kimike kundër tyre.

Apeli për ukrainasit në rusisht u përcoll nga Brigada e 36-të e Veçantë Detare, e cila merr pjesë në mbrojtjen e Mariupolit nga pushtuesit rusë, dhe në deklaratë thuhet se 11 Prilli mund të jetë beteja e fundit për të gjithë mbrojtësit e Mariupolit.Zëdhënësi i forcave pro-ruse në Ukrainë, Eduard Basurin, mbrojti publikisht përdorimin e armëve kimike kundër mbrojtësve të fundit të mbetur të Mariupolit.

“Ne do të gjejmë një mënyrë për t’i nxjerrë këta urithë nga nga vrimat e tyre,” tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera