Lajme

Rubio udhëton këtë javë për në Lindjen e Mesme, për herë të parë nga nënshkrimi i marrëveshjes me Iranin

Autori: Gazeta inFokus 18:35 | 22 June 2026

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, do të udhëtojë këtë javë në Lindjen e Mesme, duke u bërë zyrtari i parë i kabinetit që viziton rajonin pas nënshkrimit të memorandumit të mirëkuptimit mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit, si dhe në një kohë kur bisedimet për paqe mbeten të brishta, raporton CNN.

Rubio do të vizitojë Emiratet e Bashkuara Arabe, Kuvajtin dhe Bahrainin nga e marta deri të enjten, njoftoi të hënën zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Tommy Pigott. Irani ka kryer vazhdimisht sulme ndaj këtyre vendeve gjatë luftës dhe madje edhe gjatë armëpushimit të përkohshëm.

Këto sulme, të cilat dëmtuan si infrastrukturën civile ashtu edhe asetet amerikane, shkaktuan gjithashtu viktima, përfshirë vdekjen e gjashtë ushtarakëve amerikanë.

-Advertisement-

Gjatë vizitës së tij, Rubio “do të diskutojë një sërë përparësish rajonale, përfshirë memorandumin e mirëkuptimit me Iranin, përpjekjet për të siguruar kalim të plotë, të lirë dhe të sigurt përmes Ngushticës së Hormuzit, si dhe rëndësinë e paqes dhe stabilitetit në rajon”, tha Pigott në një deklaratë.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy