Rrustemi: Nuk kam lidhje familjare me të arrestuarin që e kërcënoi Ramush Haradinajn
Autori: Gazeta inFokus
23:08 | 12 August 2026
Deputeti i Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi, ka reaguar pas akuzave të deputetit të Aleancës, Burim Ramadani, duke mohuar kategorikisht se ka lidhje familjare me personin e arrestuar, Skënder Llugiqi, i cili sot kërcënoi Ramush Haradinajn.
Rrustemi e ka dënuar gjuhën e përdorur ndaj Haradinajt, duke e cilësuar atë si të papranueshme dhe të dënueshme, pavarësisht se nga kush vjen
Ai ka theksuar se dallimet politike nuk duhet të shndërrohen në gjuhë kërcënuese apo fyese.
Sa i përket pretendimeve për lidhje familjare, Rrustemi ka thënë se ato janë “krejtësisht të pabazuara”.
Ai ka thënë se, ndonëse ka dëgjuar për personin në fjalë si emër dhe si ish-ushtar i UÇK-së që jeton prej më shumë se 25 vitesh në Obiliq, nuk e njeh personalisht dhe nuk ka pasur dijeni se ndodhej në Kuvend.
“Personin në fjalë me pa nuk do ta njihja, por si emër kam dëgjuar. Kam dëgjuar vitet e fundit e gjatë fushatave, si ish ushtar i UÇK-së që jeton mbi 25 vite në Obiliq. As nuk e kam pa e as nuk e kam ditur që ndodhet në Kuvend dhe në cilën kohë sa isha unë aty. Është e vërtetë që unë i kam dajtë nga Dobraja e Madhe, ku Llugiqët janë mbi 300 shtëpi. Si kudo, edhe aty ka lloj lloj personash. Nga persona që nuk kanë mbajtur qëndrimin e drejtë për kombin e vendin, deri te ushtarë të shumtë të UÇK-së, e heroi kombëtar nga kjo familje e nga ky fshat”, ka shkruar Rrustemi.
“Nëna ime ka vetëm dy vllëzër, babai i nënës sime ka qenë djal i vetëm. Asnjëri nga të apostrofuarit nuk janë këta. Prandaj çfarëdo tendence për të lidhur emrin tim me këta emra, është veç një përpjekje për goditje politike, të cilat nuk e ndikojnë veprimtarinë time politike.Pres që ta tërheqin menjëherë shpifjen deputeti Burim Ramadani dhe mediat e caktuara, përndryshe për këtë rast do të ushtroj menjëherë padi.”, ka deklaruar tutje Rrustemu.

T� tjera
-
Ilir Krasniqi: Erdhëm në Irlandë me fitu, shpresoj se kjo humbje do të na bëjë më të fortë
Mbrojtësi i kombëtares Dardane, Ilir Krasniqi, ka folur pas ndeshjes ndaj Irl...
-
ACPAC, the Organization Strengthening the Voice of Albanians in Canada, Brings Together Intellectuals and Prominent Figures and Sets Its Strategy for the Next Two Years
The Albanian-Canadian organization is expanding its engagement in Canada’s pu...
-
ACPAC, organizata që po fuqizon zërin e shqiptarëve në Kanada, mbledh intelektualë e personalitete dhe përcakton strategjinë për dy vitet e ardhshme
Organizata shqiptaro-kanadeze po zgjeron angazhimin e saj në jetën publike dh...
-
Irlanda trefishon epërsinë
Irlanda trefishon epërsinë Irlanda ka shënuar edhe golin e tretë ndaj Koso...
-
Irlanda shënon për 2:0, sërish nga pika e bardhë
Irlanda ka fituar një tjetër penalti, pasi atë e ka shkaktuar portieri Aro Mu...
-
Mbyllet pjesa e parë, Kosova në disavantazh
Është mbyllur pjesa e parë e përballjes Irlandë – Kosovë, që po luhet në Dubl...
-
Tasholli: Specialja mund të quhet “Gjykatë Fashiste”, po përdoret për hesape politike
Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, ka kritikuar ashpër G...
-
Hoti me kritika ndaj qeverisë: Anuluan projektin e gazit, paratë i orientuan për bateri që nuk prodhojnë energji
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka kritikuar ...
-
Kilaj deklarohet pas lirimit: S’është dasht me ekzistu fare ky proces
Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Isni Kilaj, ka reaguar...
-
Irlanda kalon në epërsi ndaj Kosovës, Hajrizi përjashtohet me të kuq
Irlanda ka kaluar në epërsi ndaj Kosovës.Parrott ka realizuar nga penalltia. ...
-
FBI paralajmëron për sulme kibernetike në mbarë botën, hakerët po përdorin AI për të depërtuar në sisteme brenda tri orësh
FBI ka publikuar sot një paralajmërim për sulme kibernetike që mund të prekin...
-
Nis ndeshja Irlandë – Kosovë
Ka nisur përballja ndërmjet Irlandës dhe Kosovës, shkruan Gazeta Infokus. Të...































