Lajme

Rruga “Dardania” në Fushë Kosovë do të mbyllet plotësisht nga 6 deri më 15 tetor

Autori: Gazeta inFokus 18:21 | 03 October 2026

Komuna e Fushë Kosovës ka njoftuar qytetarët se rruga “Dardania” do të mbyllet plotësisht për qarkullimin e automjeteve për shkak të punimeve që do të zhvillohen në këtë zonë.

Sipas njoftimit të komunës, rruga do të jetë e mbyllur nga 6 deri më 15 tetor, njofton Dukagjini.

Gjatë kësaj periudhe, qytetarët nuk do të kenë mundësi të qasen në parkingjet nëntokësore.

-Advertisement-

Komuna ka kërkuar mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve gjatë realizimit të punimeve, të cilat, siç thuhet në njoftim, synojnë përmirësimin e infrastrukturës dhe kushteve në këtë zonë.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy