Lajme

Rrokulliset kamioni në bjeshkët e Isniqit, vdes një person

Autori: Gazeta inFokus 10:06 | 21 November 2022

Një person ka vdekur dhe një tjetër është lënduar si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur dje në bjeshkën Pleqë të fshatit Isnq të Deçanit.

Në njoftimin e policisë thuhet se të dy personat në fjalë ishin në një kamion i cili ishte rrokullisur.

Vdekjen e viktimës e kishte konstatuar mjeku kujdestar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Deçan, ndërsa i lënduari kishte marrë tretman mjekësor dhe më pas u lirua për në shtëpi.

-Advertisement-

Me urdhër të prokurorit shtetit trupi i pa jetë i viktimës u dërgua në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion, rasti cilësohet “hetim i vdekjes”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera