Lajme

“Rroftë Kosova”, gazetarja ukrainase në shqip: Jemi afruar shumë si shtete me njëri tjetrin këtë vit

Autori: Gazeta inFokus 15:14 | 24 February 2023

Në ceremoninë e pritjes për gazetarët ukrainas të strehuar në Kosovë, në emër të të gjithë gazetarëve ka folur, ukrainasja Ludmila McKey.Gazetarja ukrainase, ka falënderuar Kosovën për ndihmën e ofruar, teksa ka thënë se kosovarët e kuptojnë dhimbjen e popullit ukrainas, sepse siç tha ajo, kosovarët i mbijetuan vet luftës së fundit.

“Ju uroj zhvillim dhe prosperitet në territorin e Evropës në fqinjësi të mirë dhe paqe. Ju më kuptoni më së miri sepse ju vet i mbijetuat luftës dhe ende e mbaj mend këtë dhimbje në të njëjtën kohë ju si askush tjetër e dini Çmimin e fitores dhe besoj se edhe Ukraina do të fitoj së bashku do ta festojmë fitoren. Ukraina dhe Kosova të cilat janë afruar aq shumë me njëra tjetrën në këtë vit “, ka thënë ajo.“Faleminderit të dashur kosovarë. Rroftë Kosova”, ka shtuar ajo në gjuhën shqipe.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera