Fokus

Rritja alarmante e rasteve pozitive, brenda një jave mbi 3 mijë persona të infektuar me Covid-19

Autori: Samire Jaha 12:35 | 14 July 2022

Brenda një jave në vendin tonë, 3 mijë e 8 persona kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, shkruan Gazeta Infokus.

Kjo është bërë e ditur përmes raportit ditor që publikohet nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Të premten kanë qenë 407 raste pozitive, duke vazhduar të shtunën me 397 raste të reja, të dielën kanë qenë 285 raste, kësaj të hëne 110 raste, duke vazhduar një ditë më pas ku numri i rasteve ka arritur shifrën 175 të infektuar, e vetëm dje (e mërkurë), në Kosovë numri i rasteve të reja ka qenë 763 raste pozitive, mirëpo në këtë ditë ka humbur jetën edhe 1 person.

-Advertisement-

Ndërsa vetëm gjatë 24 orëve të fundit, numri i të infektuarve me Covid-19 ka arritur në 871 raste pozitive.

Ndryshe nga Ministria e Shëndetësisë por edhe nga IKSHPK-ja po bëjnë thirrje për të u vaksinuar si dhe mbajtjen e maskës në hapësirat e mbyllura.

Kurse, për ndonjë masë të re nga ministria për Infokus kanë bërë të ditur se ende nuk do të ketë ndryshim të masave.

Ata kanë deklaruar se situata me COVID është duke u përcjellë në baza ditore, megjithatë sipas tyre ndryshimi i masave do të bëhet me rekomandimin e ekspertëve.

“Situata me COVID-19 përcillet ne baza ditore. Te gjithë trupat relevante janë ne gatishmëri dhe reagim ndaj COVID-19 si dhe ne konsultime te vazhdueshme. Ndryshimi eventual i masave do te dal nga rekomandimet e eksperteve.  Masat aktuale ne fuqi rekomandojnë bartjen e maskës ne mjedise te mbyllura dhe krahas kësaj vaksinimin”, kanë thënë nga Ministria./Gazeta Infokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera