Lajme

Rritet numri i pacientëve me Covid-19 që janë të shtrirë në spitalet e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 12:16 | 21 July 2022

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ka bërë të ditur se është rritur numri i pacientëve që janë të hospitalizuar nga Covid-19, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas njoftimit të ShSKUK-së, rritje të numrit të pacientëve ka në Klinikën Infektive, Klinikën e Gjinekologjisë, Klinikën e Pediatrisë dhe në atë të Neonatologjisë.

Ndërsa 91 pacientë janë duke u hospitalizuar nga Covid-19.

-Advertisement-

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 25 pacientë

Klinika e Pediatrisë, 9 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 12 pacientë

Klinika e Neonatologjisë, 3 foshnje

Spitali i Gjakovës,11pacientë

Spitali i Pejës, 17 pacientë

Spitali i Gjilanit, 5 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 8 pacientë./Gazeta Infokus/

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy